7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Sekuestrohen më shumë se 3 ton e 500 kg kafe, vihen nën hetim 3 persona

Policia e qarkut të Kukësit ka sekuestruar ditën e sotme 3 tonë e 519 kilogramë kafe, pas operacioneve të kontrollit të zhvilluara në disa banesa.

Gjatë kontrollit në ambientet në pronësi të shtetasit M.B., të marrë në përdorim nga shtetasi D. J., u gjetën dhe u sekuestruan 123 kilogramë kafe, të ndara në paketime, me mbishkrime të ndryshme.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e shtetasit Q.B., gjetën dhe sekuestruan 2 tonë e 280 kilogramë kafe e pa përpunuar (kokërr) dhe 1 tonë e 116 kilogramë kafe, të ndara në paketime me mbishkrime të ndryshme.

Njoftimi i Plotë:

Kukës

Procedohen 3 shtetas, për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Sekuestrohen 3 tonë e 519 kilogramë kafe.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, në kuadër të procedimit penal të nisur më parë për kontrabandimin e mallrave që paguhet akcizë, kanë organizuar punën dhe ushtruar kontroll në dy subjekte tregtare.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet në pronësi të shtetasit M.B., të marrë në përdorim nga shtetasi D. J., u gjetën dhe u sekuestruan 123 kilogramë kafe, të ndara në paketime, me mbishkrime të ndryshme.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e shtetasit Q.B., gjetën dhe sekuestruan 2 tonë e 280 kilogramë kafe e pa përpunuar (kokërr) dhe 1 tonë e 116 kilogramë kafe, të ndara në paketime me mbishkrime të ndryshme.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, proceduan shtetasit D. J., Q.B., dhe M. B., për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT