22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Ermal Mamaqi mesazh për Triksën: ‘Nuk dua të jem unë shkaku i ndarjes suaj’

Beatrix Ramosaj është mërzitur nga biseda e Ermalit me Donaldin në lidhje me Bora Zemanin. Moderatorja Arbana Osmani ua komunikoi këtë banorëve mbrëmjen e djeshme, duke thënë se Beatrix ka refuzuar të futet në shtëpi për të darkuar pranë tyre.

Nisur nga kjo, Ermali ka reaguar me një video në rrjete sociale. Ai i ka dërguar një mesazh publik Beatrixës, ku i sqaron se e gjitha ka qenë në kuadrin e shakasë.

“Si ishte thënë ajo fjala? Ishte shaka! Tani po flas seriozisht, ky mesazh është për Trixën. Të kam shumë xhan dhe të njoh familjarisht. Më vjen shumë keq që qenke prekur deri në këtë pikë, të garantoj me 100% se ajo ishte një shaka shoqërore që unë ia lejova vetes meqë ne njihemi dhe familjarisht.

Besoj je te njerëzit që hyjnë te miqtë e mirë, prandaj të lutem shumë, siç e pe dhe vetë as Donaldi dhe as banorët, brenda dhe jashtë shtëpisë, asnjë opinionist, përpos Arbanës që po bënte avokatin e djallit (se atë duhet të bëjë, të krijojë konflikt), asnjëri nuk mendonte se ajo ishte një shaka tendencioze, e tepruar. Ti më njeh mua, kemi ndenjur bashkë, unë nuk rri dot pa bërë një shaka. Këtë rast bëra një ngacmim, provokim si ato që bëj unë dhe kaq.

Fakti që ti je lidhur me Donaldin, nuk do të thotë që ne të mos përmendim në prezencën e tij Borën sepse dhe ajo njeri është, shqiptare është dhe ka të drejtën e saj të ekzistojë. Megjithatë, të lutem shko sepse ai djalë besoj që ndjen diçka që u mërzit. Nuk ka faj. Shko bëje të lumtur! Nuk dua të jem unë shkak për këtë problem mes jush ose më saktë, bëni çfarë të doni, ndaç ndahu, po pas kësaj që bëra unë. Shko te djali dhe gjeni diçka tjetër për t’u ndarë”, është shprehur Ermali.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...