31.8 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Çantën plotë me florinj, arrestohet shqiptarja në aeroportin e Stambollit

Një grua shqiptare është arrestuar nga policia në në aeroportin e Stambollit.

Ajo është kapur me një sasi prej 3 kg ar me vlerën e 2.5 milionë lirave, të padeklaruar në doganë. Jo vetëm kaq. Në çantën e saj janë gjetur një sasi bizhuterish.

Gruaja e identifikuar me emrin Fatime Reçi nga mediat turke kishte zbritur në aeroport më 14 janar. Policia ishte vënë në ndjekje të saj.

Më pas ajo u ndalua dhe iu nënshtrua kontrollin bashkë me valixhen dhe çantën ku kishte fshehur sendet me vlerë rreth belit, poshtë rrobave, informon haberler.com.

Asaj i janë sekuestruar 3 kg e 117 gram flori me vlerë tregu 2 milionë e 500 mijë lira, 14 ora dore, të markave të ndryshme, me vlerë tregu 565 mijë lira, bizhuteri ari, unaza vathë, rreth 588 gram me vlerë tregu afërsisht 352 mijë lira si dhe monedha apo shufra të vogla ari.

Policia sekuestroi sasinë e arit ndërsa Fatime Reçi është lënë e lirë me kusht nga gjykata turke. Media turke publikoi dhe video e pamje nga operacioni i arrestimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...