0.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Berisha prezanton kandidatin në Rrogozhinë: Të ndalim largimin e shqiptarëve, Edi Rama ka falimentuar fermerët

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe koalicioni i lirisë, kanë prezantuar sot kandidatin për kryetar bashkie në Rrogozhinë, Hekuran Xhani.

“Së pari dua tju përshëndes juve, tju përshëndes bijtë e bijat e Rrogozhinës në emigracion dhe kudo që janë, ju ftoj ju që ta shndërrojmë këtë në fushatën e mbjelljes së shpresës.

Të bashkohemi në këtë fushatë, për ti dhënë shpresën e votës së lirë shqiptarëve. Këto zgjedhje në 6 bashki, vërtetë janë zgjedhje vendore, por rëndësia e tyre është kombëtare, e jashtëzakonshme.

Qytetarët e 6 qyteteve firmosin kthesën e madhe, ndryshimin jetik për të ardhmen tonë.

Pavarësisht tokave pjellore, detit, ajrit, Rrogozhina braktiset, braktiset dhe vetëm braktiset. Kjo nuk vjen se qytetarët e Rrogozhinës nuk kanë mall për vendin e tyre, por sepse kanë përballë një regjim arrogant, që nuk do tia di për hallet dhe brengate e tyre, duke i detyruar që të largohen.

Sot banorët e Rrogozhinës dhe mbarë Shqipërisë, shqiptarët detyrohen që të largohen si emigrantë dhe në Maqedoni dhe Malin e Zi. Rritja e ushqimeve është e pandalshme, ndërsa rroga në raport me çmimet zvogëlohen çdo muaj dhe më shumë, fermerët e Rrogozhinës dhe të gjithë Shqipërisë, janë sot më të braktisurit nga shteti.

Në një akt çnjerëzor e hoqi dhe TVSH-në 6%, sot fermeri shqiptarë paguan plehrat kikime 3 herë, 4 herë më shtrenjtë se 8 vite më parë, sot fermeri shqiptar paguan naftën me të njëjtën çmim si fermeri i Zvicrës, i cili ka të ardhura 10 herë më të mëdha se fermeri shqiptar. Ku janë investimet, pyeteni veten.

Ata që janë në qeveri janë të pashpirt, përveç kësaj, Edi Rama firmos Ballkanin e Hapur, që është absolutisht falimentim për fermerët shqiptarë. Aty iu del kostoja shumë e ulët pasi shteti subvencionon, me këtë marrëveshje Edi Rama i detyron që fermerët shqiptarë të shkojnë dhe të punojnë në tokat e shumadisë”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT