14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Anxhelina sqaron çfarë e mërziti Beatrixën që nuk hyri në shtëpinë e BBV bashkë me disa prej ish-banorëve

Mbrëmjen e kaluar, disa prej ish-banorëve të BBV hynë në shtëpi për të darkuar me katër finalistët. Mes tyre duhet të ishte edhe Beatrix, por Arbana sqaroi se papritur Beatrix kishte lajmëruar produksionin se nuk do të hynte në shtëpi, pasi ishte mërzitur nga një situatë e krijuar një ditë më parë, kur në shtëpi hynë miqtë e famshëm të banorëve.

Një bisedë e bërë me humor nga Ermal Mamaqi, Donaldi, Arjola dhe Salsano duket se e ka mërzitur Triksën. Për banorët dhe publikun mbeti e paqartë se nga çfarë ishte mërzitur saktësisht këngëtarja, por kushërira e saj, Anxhelina Hadërgjonaj ka reaguar me një koment në një postim të Ermal Mamaqit për të treguar si qëndron e vërteta.

“Ermal, sepse siç e the dhe vet jemi miq, ta siguroj që nuk është prekur nga përmendja e personave të tretë (sepse Trixës i janë futur parashuta me të tilla provokime dhe nuk ka reaguar, sepse nuk i intereson). Por është prekur nga batuta palidhje e zotëri Salsanos (për vrasje e therje) dhe të qeshurat histerike të banorëve që ajo i konsideronte shumë të afërt. Ti e fillove, po u përkeqësua nga të tjerët që qeshin akoma me humor të ’95-ës. Kaq! Trixa ka të drejtën e të gjithë botës të mërzitet e të marrë çfarë vendimi të dojë, sepse boll ka toleruar”, shkruan Anxhelina.

Në videon e Ermalit, ku ai jep një mesazh për Triksën, duke e siguruar se ishte një shaka shoqërore, pasi me të njihet familjarisht dhe për këtë arsye ia lejoi vetes.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...