22.3 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Rritja jashtë parashikimeve e inflacionit, Erdogan lajmëron uljen e taksave për ushqimet bazë

Presidenti i Turqisë njoftoi të shtunën (12 shkurt) një ulje të taksave në furnizimet bazë ushqimore derisa vendi përballet me inflacion të shfrenuar.

Presidenti, Rexhep Tajip Erdogan tha se tatimi në vlerë të shtuar [TVSH] do të ulet në 1 për qind nga 8 për qind për blerjet e ushqimeve. Vendimi i tij do hyjë në fuqi të hënën [14 shkurt.

Erdogan tha se, përveç zbritjes së taksave, qeveria “pret” që kompanitë ushqimore të ulin çmimet e tyre me 7 për qind. Ai tha se këto ushqime luajnë një rol të rëndësishëm në inflacion.

Të dhënat zyrtare për janarin treguan se inflacioni u rrit në 48.69 për qind në vit, megjithëse ekspertët e pavarur thonë se është më shumë se 115 për qind.

“Ne nuk do të lejojmë inflacionin të shtypë kombin tonë”, tha Erdogan.

Kritikët, megjithatë, thonë se vendi po vuan nga inflacioni i lartë për shkak të këmbënguljes së Erdoganit për uljen e normave të interesit. Ai beson se inflacioni shkaktohet nga normat e larta të interesit, në kundërshtim me teorinë ekonomike.

Banka Qendrore, pavarësia e së cilës është gërryer nga qeveria, kishte ulur normën bazë të interesit me 500 pikë që nga shtatori në 14 për qind, por ndaloi uljet e normës në janar.

Një krizë valutore u shkaktua nga shkurtimet dhe lira turke arriti në nivele rekord në dhjetor.

Për shkak se Turqia mbështetet në importet për nevojat e saj energjetike, si dhe lëndët e para dhe shumë furnizime ushqimore, çmimet janë rritur në qiell.

Lira u mbyll këtë javë me 13.49 kundrejt dollarit. Rekordi i ulët në dhjetor ishte 18.36.

Ministri i Thesarit dhe Financave, Nureddin Nebati, njoftoi gjithashtu një hap për të inkurajuar njerëzit të sjellin arin që e mbanin “nën jastëk”. Ai tha se 1500 lokacione të depozitimit të arit do të fillonin funksionimin më 1 mars për të integruar metalin e çmuar në sistemin financiar si depozita.

Ai shtoi se njerëzit do të mund ta tërheqin arin e tyre në formë fizike nëse dëshirojnë.

REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...