19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Trekëndëshi i Bermundës s’e do reformën”/ Basha: “Votuam pa asnjë dilemë zgjatjen e mandatit të vettingut”

Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar sot në një konferencë për mediat se Trekëndëshi i Bermudës nuk e do reformën në drejtësi, ndërsa theksoi se ku u zhduk Berisha që nuk votoi kundër për zgjatjen e mandateve të Vettingut. Sipas Bashës, Berisha ishte njeriu që votoi për reformën në drejtësi në 2016-n por në seancën e fundit u zhduk nga salla.

“Do i përgjigjem pyetjeve që kanë interesin e kësaj afere. Nga ato që thatë dua t’ju them. Se ka një interes esencial e trekëndëshit të Bermudës, që ajo pjesë e drejtësisë që po funksionin, mos të ekzistojë. I pari që nuk e do është Edi Rama. S’do shumë mend për të kuptuar se nëse jemi këtu për të thënë se në gjithë këtë mendje, në situatën politike vendi është në ditët e veta më të zeza, më keq se Kolumbia. Më mirë për interesin publik është që të kemi një drejtësi që ka një palë sy dhe jo një drejtësi që është nën kontrollin e Ramës. Ai po sheh se po i bien në burg një nga një njerëzit. Një ish ministër është në burg. Thirrja që i bëra SPAK-ut është; mos prisni që të japi dorëheqje ministri i radhës, por varjani prangat në ministri.

Mos prisni që të japë dorëheqje kryetari i bashkisë i radhës, por vendosjani prangat në zyrë. Ndaj kemi votuar me asnjë dilemë, siç votuam në 22 korrik të 2016. Të tjerat janë mashtrime dhe gënjeshtra të cilat nuk dua t’u futem më thellë, ata e kanë votuar vettingun, ne kemi kërkuar që të zgjasim afatin e vettingut. Ua shpjegoj fare thjeshtë, merreni shikojeni nga votimi i Sali Berishës në 2016 për vettingun dhe deri te mos votimi kundër i Sali Berishës, pse nuk votuan kundër të enjten. Ku u zhdukën?”, pohoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...