0.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

“Të gjithë bashkë për të mbështetur bujqësinë, blegtorinë dhe agroturizmin”/ Meta: “Njerëzit po braktisin Shqipërinë”

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se shkatërrimi i investimeve serioze në Bujqësi është një mjerim i vërtetë për vendin.

Në një postim në rrjetet sociale ai ka shkruar se kur pritej zgjerimi i investimeve në Bujqësi dhe shpresohej që filizat e projekteve kurajoze të të rinjve tanë emigrantë, të lulëzonin, po ndodh e kundërta.

Postimi i Presidentit Meta:

TË GJITHË BASHKË PËR TË MBËSHTETUR BUJQËSINË, BLEGTORINË DHE AGROTURIZMIN!

TË GJITHË BASHKË KUNDËR SHPOPULLIMIT DHE SHKRETIMIT TË KRAHINAVE MË TË BUKURA DHE PATRIOTIKE TË SHQIPËRISË!

Shkatërrimi i investimeve kurajoze në Bujqësi, çmontimi i serave dhe i stallave është mjerimi i vërtetë i saj, pasojë e braktisjes dhe e mos mbështetjes.  Kur pritej zgjerimi i investimeve në Bujqësi dhe shpresohej që filizat e projekteve kurajoze të të rinjve tanë emigrantë, të lulëzonin, po ndodh e kundërta.

Po ç’bëhet gjithçka e arritur me shumë mund e sakrifica!

Po detyrohen të rinjtë investitorë të guximshëm dhe patriotë të ndalojnë punën dhe të braktisin vendin.

Ndalja e kësaj tatëpjete dhe shpëtimi i Bujqësisë është një apel dhe detyrë mbarëkombëtare!

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT