14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Vlorë/Arrestohen 2 shtetas, një prej tyre i shpallur në kërkim, si dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

DVP Vlorë

Arrestohen 2 shtetas, një prej tyre i shpallur në kërkim, si dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimitetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim A. J., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin e datës 11.01.2022, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për kryerjen e veprave penale “Drejtimi automjeteve në mënyrë të parregullt”, ” Largimi nga vendi aksidentit”, ” Vjedhja”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 29.12.2021, ka vjedhur një automjet dhe duke u larguar, tek Rruga e “Cipajve”, lagjia Pavarsia 3, ka përplasur një automjet tjetër dhe ka braktisur vendin e ngjarjes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale ” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasen E. H., 36 vjeçe, banuese në lagjen ” Lef Sallata”, pasi duke drejtuar automjetin, në vendin e quajtur “Bishti i Malit”, në fshatin Armen, ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë mbetur të dëmtuar pasgjerët në mjet.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht shtetasit:
– F. C., 24 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur, në mënyrë të vazhdueshme një shtetase.
– S. M., 63 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, për veprën penale ” Ndërtimi i paligjshëm”, pasi ka ndërtuar në banesën e tij, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...