14.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Zbulohet një ‘shtëpi bari’ në Tiranë, në pranga 2 persona dhe sekuestrohen materialet e gjendura

Një tjetër shtëpi bari është zbuluar nga policia e Tiranës.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërveprimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Zbulohet një banesë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me llamba, si dhe goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetas, sekuestrohen një shumë e madhe parash, pajisje për kultivimin e kanabisit, bimë dhe lëndë narkotike, radio si të policisë dhe sende të tjera.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas në pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndërveprimi”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 38 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas u kap brenda në banesën e tij, të cilën e kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. K., janë gjetur dhe sekuestruar vazo me fidanë kanabis të kultivuara në to, 31 llamba elektrike, një sasi rreth 140 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, e cila ishte e ambalazhuar në 7 kavanozë qelqi të përmasave të ndryshme, një radio si ato që përdoren nga Policia, një bllokues valësh dhe një detektor për kërkimin e GPS.

Operacioni ka vijuar për goditjen e veprimtarisë së shpërndarjes së lëndëve narkotike. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi L. Z., 23 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas shpërndante lëndë narkotike në zonën e ish-Parkut. Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, 4 kavanozë qelqi me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një peshore elektronike, një përforcues grushti, sasi farash të dyshuara narkotike cannabis sativa dhe shumat 11150 euro dhe 11.000 paund.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

SHBA–Iran: Armëpushimi në fuqi mes tensioneve në rritje pranë Ngushticës së Hormuzit

0
Armëpushimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijon të mbetet në fuqi, pavarësisht përshkallëzimit të veprimeve ushtarake në zonën strategjike të Ngushticës së Hormuzit,...

Spanja ende pa vendim për ankorimin e kroçerës së dyshuar me hantavirus, kundërshton OBSH

0
Qeveria spanjolle ka deklaruar se nuk ka marrë ende asnjë vendim për ankorimin e një kroçere që dyshohet si vatër e përhapjes së hantavirusit,...

“Ferma VIP”: skualifikimi i Adionit dhe incidenti me moderatoren nxisin reagime

0
Transmetimi i fundit i formatit televiziv “Ferma VIP” është shoqëruar me momente tensioni, pas skualifikimit të konkurrentit Adion nga gara. Menjëherë pas largimit të tij...

Mediu në procesin për Gërdecin: “Po më ngarkohen përgjegjësi që nuk janë të ministrit”

0
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka vijuar mbrojtjen e tij në procesin gjyqësor që lidhet me tragjedinë e Gërdecit, duke kundërshtuar akuzat e Prokurorisë...

Haziri: Kosova në krizë politike, LDK paralajmëron vendime për listat zgjedhore

0
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se vendi po përballet me një krizë të thellë politike dhe mungesë të...