11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Përsëritet proçedura e shortit, socialistët të njëjtët emra për KLGJ dhe KLP

Shumica në nënkomisionin e Kuvendit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga bota akademike përsëriti formalisht të hënën procedurën e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të rinj në të dy këshillat, pavarësisht kontestimeve të opozitës.

Si në shortin e dy shkurtit, në garë ishin sërish të njëjtët kandidatë: Ilir Rusi, Orjona Muçollari, Yllka Ruka dhe Mirela Bogdani.

Anëtarja e vetme e opozitës e pranishme në mbledhje, Dhurata Çupi kontestoi sërish procedurën dhe kërkoi që në garë të përfshiheshin edhe personat e skualifikuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për shkak të mosplotësimit të kritereve formale. Çupi tha se kandidatët e skualifikuar ishin të arsimuar në universitete prestigjoze dhe fakti se nuk mund të dokumentonin punësimin jashtë vendit kishte të bënte edhe me vështirësitë që ata kishin pasur.

Qëndrimi i saj u kundërshtua nga kryetarja e nënkomisionit, Klotilda Bushka, e cila tha se ata do i qëndronin strikt procedurës së ndjekur edhe më herët edhe në respekt të barazisë së shanceve. Bushka tha se kjo kishte të bënte me sigurinë juridike të kandidatëve.

Pas diskutimit të shkurtër, Çupi tha se nuk kishte kundërshti për asnjë prej emrave në short, por për shkak të procedurës, zgjodhi të mos votonte asnjë prej tyre.

Pas kësaj u hodh shorti, sipas të cilit Ilir Rusi u zgjodh në vendin e Maksim Çokut në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ndërsa Orjona Muçollari në vendin e Erjon Muharremajt. Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u zgjodhën Yllka Ruka që zëvendëson anëtarin Sandër Beci dhe Mirela Bogdani në vend të anëtarit Gent Ibrahimi.

I vetmi ndryshim nga shorti i dy shkurtit ishte kalimi i Yllka Rukës në KLP dhe Ilir Rusit në KLGJ. Nëse lista e re nuk merr 2/3 e votave në Kuvend, procedura do të përsëritet edhe një herë të tretë. Shorti i fundit do të jetë përcaktues, pasi nëse votimi dështon, kandidatët marrin vendet e përcaktuara sipas shortit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...