24.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Meta dekretoi Sejkon për mandatin e dytë! Zbardhet dekreti dhe detyrat që i renditi Presidenti

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, formalizoi dje guvernatorin Gent Sejko edhe për shtatë vjet të tjera në krye të Bankës së Shqipërisë.

Me përfundimin e mandatit në 5 shkurt, kreu i shtetit i propozoi Kuvendit të Shqipërisë emrin e guvernatorit në fuqi për t’u rizgjedhur guvernator i Bankës.

Dekreti pritet të kalojë për votim së shpejti në legjislativ, pasi për postin e guvernatorit duhet të ketë dakordësi midis Presidentit dhe Kuvendit. Nëse zgjidhet, ky do të jetë mandati i dytë dhe i fundit i Sejkos si guvernator i Bankës së Shqipërisë, pa të drejtën për t’u rizgjedhur sërish.

DEKRETI

Me një njoftim për mediat, Meta argumenton propozimin e tij teksa shkruan se vlerëson politikën e Bankës së Shqipërisë për të ofruar mbështetjen e nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike si pasojë e tërmetit dhe pandemisë, si dhe për të lehtësuar konsolidimin fiskal.

“Vlerësojmë politikën e Bankës së Shqipërisë, që ka qenë akomoduese për të ofruar mbështetjen e nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike si pasojë e tërmetit dhe pandemisë, si dhe për të lehtësuar konsolidimin fiskal. Gjithashtu, është për t’u nënvizuar roli i Bankës së Shqipërisë për të siguruar, që sektori financiar të mbetet i qëndrueshëm dhe likuid.

Megjithatë, në kushtet kur inflacioni total është rritur për shkak të çmimeve më të larta të ushqimeve dhe energjisë, Banka e Shqipërisë duhet të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet e inflacionit dhe të rregullojë qëndrimin e politikës në përputhje me objektivin e saj për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve”, nënvizohet në dekretin e presidentit propozuar Kuvendit, ku veç të tjerash theksohet roli që duhet të luajë Banka për të siguruar stabilitet financiar.

Prej 5 shkurtit 2022, guvernatorit të Bankës së Shqipërisë i ka mbaruar mandati 7-vjeçar. Gent Sejko u emërua guvernator 5 shkurtin e vitit 2015 nga Kuvendi, bazuar në dekretin e Presidentit të asaj kohe, Bujar Nishani.

Emërimi i Sejkos erdhi pas ndërprerjes së mandatit të Ardian Fullanit, i cili u shkarkua nga Këshilli Mbikëqyrës pas arrestimit për vjedhjen në thesarin e shtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...