33.2 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Basha për hartën e re territoriale : Është domosdoshmëri urgjente ! Ja për sa kohë e mbyllim reformën

Partia Demokratike nisi dje dëgjesat dhe konsultimet me ekspertët dhe grupet e interesit për reformën territoriale. Kryedemokrati Lulzim Basha, në fjalën e tij, e konsideroi domosdoshmëri ndryshimin e hartës territoriale.

“Ne kemi një dokument të plotë, por dua të them që Reforma Territoriale, rindarja territoriale e Shqipërisë është sot një domosdoshmëri urgjente. E duan shqiptarët nga jugu në veri, nga Dukagjini në Delvinë, nga Vermoshi në Konispol edhe gjatë fushatës së viti të kaluar një nga çështjet kryesore që kanë shtruar është se duam pushtetin vendor të na kthehet, pushtetin vendor që e kanë përqendruar, e kanë hequr, e kanë zhdukur.

Duam të na kthehet në radhë të parë si demokraci mundësia jonë për t’i zgjedhur ata që na qeverisin, në radhë të dytë si shërbime. Dhe së dyti për të luftuar armikun numër një të kësaj shoqërie. Këtë shoqëri po e shkatërron korrupsioni, mirëqenien e shqiptarëve po e shkatërron korrupsioni dhe nuk ka rrugë tjetër përveçse të fuqizojmë të gjitha instrumentet që i kundërvihen përqendrimit të pushtetit”, tha kryetari i PD-së.

Ndonëse kërkon që harta territoriale të mos jetë kjo që është aktualisht, kryedemokrati Basha nuk kërkon as rikthimin e komunave si para vitit 2014. Ai e quajti sistemin e kaluar të dështuar.

“Vendet më demokratike në botë shpenzojnë 7 në çdo 10 euro apo lekë apo dollarë nga pushteti vendor. Kompetencat e pushtetit qendror kufizohen vetëm në ato që kanë të bëjnë me mbrojtjen kombëtare, politikat e jashtme, shpeshherë edhe rendi e siguria, në vende të vogla decentralizohet pushtetit vendor. Ndërsa këtu, gjithçka është e centralizuar dhe siç e keni dëgjuar ideja është të shkojmë drejt një centralizimi tjetër nga pala tjetër.

T’i themi fare hapur, dy janë synimet e këtij procesi që nisi: E para ajo që nuk ndodhi në 2015-ën nuk mund të lejojmë të mos ndodhë më. Të dëgjohet zëri i njerëzve. Ne nuk jemi për kthim në sistemin e mëparshëm. Besoj që ishte shumë i fragmentuar, tepër i fragmentuar, 370 e ca njësi vendore. Por në mënyrën më absolute nuk mund të pranojmë një sistem të dështuar që e ka larguar shërbimin nga qytetari, vetëm e vetëm që qeveria qendrore të vjedhë 430 mln euro vetëm për shërbime që nuk kryhen”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...