17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës/ DW: “Në mars vjen në Shqipëri Komanda e Operacioneve të Posaçme të SHBA për Europën”

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka hedhur poshtë kategorikisht të premten pretendimet e publikuara në agjencinë ruse të lajmeve, TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptare” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thirrur ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, të cilit i është kërkuar përgënjeshtri,i i lajmit” theksohet në deklaratën zyrtare të kësaj ministrie.

Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, në krah të Ukrainës

Dyshimet e kreut të diplomacisë ruse Lavrov për një prani mercenarësh shqiptarë janë shprehur mbi rajonin e Donbas-it, në Ukrainën Lindore, e ndarë që nga viti 2014 në territore të veçanta të kontrolluara nga qeveria ukrainase dhe në ato të kontrolluara nga separatistët, të mbështetur nga Rusia. Dyshimet në fjalë janë publikuar në kontekstin e gjerë të krizës mes Ukrainës dhe Rusisë, qëndrimit të unifikuar të Shqipërisë me vendet e tjera anëtare të NATO-s ndaj kësaj krize dhe forcimit të marrëdhënieve në fushën ushtarake mes SHBA dhe Shqipërisë.

Bildergalerie Außenministerinnen der Welt | Olta Xhaçka, Albanien
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaꞔka

Shqipëria ka deklaruar se është në mbështetje “të integritetit territorial, sovranitetit të Ukrainës dhe të së të drejtës sovrane të çdo kombi për të zgjedhur rrugën dhe vendosur për të ardhmen e tij”.

Kryediplomatja e Tiranës, Ministrja Olta Xhaꞔka, e ka cilësuar me “rëndësi strategjike unitetin dhe kohezionin mes vendeve të NATO-s përballë një sfide ndaj sigurisë evropiane”, duke nënkuptuar krizën aktuale Ukrainë-Rusi.

SHBA-Shqipëri akordojnë politikat

Në fillim të këtij muaji qeveria e Tiranës, mori konfirmimin nga Departamenti Amerikan i Shtetit, se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse për ꞔështjen e Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria nisi në janar të këtij viti mandatin e saj dy vjeꞔar si anëtare jo e përhershme.

Në një deklaratë të përbashkët shtypi të përfaqësuesve të përhershëm të Gjermanisë, Francës, Irlandës, Estonisë, Norvegjisë, Shqipërisë dhe Delegacionit të BE në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, të dhënë të enjten, (17.02) në vijim të takimit të Këshillit të Sigurimit për Ukrainën, theksohet mbështetja e tyre e plotë ndaj ”pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.

Albanien Außenministerium in Tirana
Kryeministri Rama gjatë një konferencë shtypi, në New York në mes të kësaj jave, (16.02) ku mori pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit, theksoi se “Shqipëria nuk ka asnjë problem me Rusinë, ajo nuk është një vend armik apo kundërshtar. Por Shqipëria do të qëndrojë në një linjë me aleatët perëndimorë dhe SHBA”.

Selia e SOCEUR nga Gjermania në Shqipëri

Burime zyrtare thanë për DW, se në mars, selia e Komandës së Operacioneve të Posaꞔme të SHBA për Europën, ( SOCEUR-US Special Operations Command – Europe) do të transferohet nga Gjermania në Shqipëri, në vijim “të përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e aftësive të Forcave të Operacioneve Speciale si një gur themeli për stabilitetin rajonal”.

Që nga viti 2009, kur Shqipëria u pranua anëtare e NATO-s, bashkëpunimi i saj në fushën ushtarake me SHBA ka ardhur duke u forcuar. Ky bashkëpunim nisi para 20 vitesh, kur ushtria shqiptare dërgoi trupa paqeruajtëse në Bosnjë-Hercegovinë. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, Shqipëria ka dërguar edhe 3041 trupa në Afganistan. Ushtarë nga Shqipëria kanë shërbyer në Irak, në Mosul dhe Bagdad, si pjesë e forcave të koalicionit në Operacionin “Liria e Irakut”. Që nga viti 2015 mes Shqipërisë dhe SHBA ka një Deklaratë të Përbashkët për Partneritetin Strategjik për çështjet globale, çështjet rajonale dhe bashkëpunimin dypalësh.

/DW

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...