10.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

Smartfonët po shiten në masë, ja disa nga arsyet që i bëjnë përdoruesit ti ndërrojnë shpesh

Gjithnjë e më shumë njerëz në Gjermani përdorin një celular, por në të njëjtën kohë, do të shiten gjithnjë e më pak aparate.

Ky është rezultati i një prognoze të tregut të Shoqatës Digjitale, Bitkom të publikuar të enjten.

Rënia e numrit të shitjeve të smartphonëve ka dy arsye: E para lidhet me mungesën e ndjeshme të mikroçipave.

Jo vetëm prodhuesit e automjeteve e kanë ulur prodhimin, edhe smartphonët nuk mund të prodhohen pa këto elementë elektronikë.

Arsyeja tjetër lidhet me qëndrimin e ndryshuar të konsumatorëve: Shumë konsumatorë nuk duan të pranojnë më përdorimin e kufizuar në kohë të këtyre aparateve shumë të shtrenjtë.

Përdorimi për dy vjet nuk i pëlqen konsumatorëve, ata duan ta përdorin më gjatë smartphonin e tyre dhe e shtyjnë blerjen e një të riu.

Sipas Bitkom numri i përdoruesve të smartphonëve do të rritet këtë vit nga 79% duke filluar nga moshë 16 vjeç në 83%, që do të thotë 1,4 milionë konsumatorë më shumë.

Por xhiroja e shitjes së smartphonëve të rinj në vitin 2022 do të bjerë nën 20 milionë.

Në vitin 2021 u blenë 20,4 smartphonë të rinj. Humbjet pritet të kompensohen me atë që blerësit tentojnë të blejnë aparate më të shtrenjta.

“Ekosistemi” rritet

Me gjithë rënien e shitjeve, kjo degë nuk sheh arsye për shqetësim.

Biznesi i smartphonëve nuk përbëhet vetëm nga shitja e aparateve të gatshme, por duhet llogaritur aty edhe industria e aplikacioneve, infrastruktura e rrjetit dhe shërbimet e veçanta të të dhënave dhe informacionit.

Prandaj kjo degë flet për një “ekosistem të smartphonëve”. Vetëm shërbimet e të dhënave dhe informacionit me 20 miliardë euro në vit përbëjnë më shumë se gjysmën e fitimit të këtij ekosistemi.

Tregu i aplikacioneve po ashtu shënon rritje, sipas prognozës së Bitkom, deri në 3,3 miliardë euro. Kurse me fitimet në infrastrukturën e rrjetit dhe shitjen e smartphonëve xhiroja e përgjithshme në vitin 2022 pritet të kapë shifrën e 36,8 miliardë eurove, 600 milionë euro më shumë se vitin e kaluar.

Anëtari i presidiumit të Bitkom, Marku Haas thotë se “adhurimi për smartphonët lartë i madh si kurrë më parë. Këtë e tregon në mënyrë impresionuese ekosistemi miliardësh i aparateve, aplikacioneve, shërbimeve dhe rrjetit infrastrukturor”.

Çfarë dëshiron klienti?

Vërtet, sipas Markus Haas “dëshira për smartphonët aktuale me teknikën më të mirë është e madhe”.

Nga ana tjetër duhet shënuar se “konsumatoret dhe konsumatorët janë gati të shpenzojnë më shumë para për një aparat që mund ta përdorin për një kohë më të gjatë”.

Këtu po luan një rol gjithnjë e më të madh mbrojtja e resurseve dhe mënjanimi i mbeturinave elektronike.

Qëndrimi ekologjik ka rëndësi për 96% të blerësve. Po ashtu rëndësi ka edhe një display i mirë, një kohëzgjatje e kënaqshme e baterive, cilësia e mirë e përpunimit dhe ofrimi afatgjatë i updateve.

Rëndësi të madhe për blerësit e një celulari të ri ka edhe funksioni i fotografimit dhe videove dhe cilësia e mirë e kamerës (76%). Tre nga katër konsumatorë thonë se i qëndrojnë besnik markës së tyre.

Rëndësia e rrjeteve

Sipas Bitkom më shumë se gjysma e blerësve thotë se nuk i mjafton vëllimi mujor i të dhënave të ofruara nga kontrata e operatorit telefonik.

E sipas Markus Haas, “rrjetet mobile gjermane po bëhen gjithnjë e më të qëndrueshme dhe mundësojnë shpejtësi më të mëdha. Në të njëjtën kohë po rritet oferta e aplikacioneve interesante dhe shërbimeve si për shembull ajo e videove on demand. Sa më shumë të përdoret interneti në celular, aq më e rëndësishme është nevoja për vëllim të dhënash”.

Kërkesat e konsumatorëve ndaj operatorëve janë rritur. Edhe tek përzgjedhja e rrjetit mobil ka pretendime: 98% e klientëve dëshirojnë një mbulim shumë të lartë të rrjetit dhe një lidhje të mirë në rrjet. 91% i japin rëndësi të madhe kërkimit të shpejtë në rrjet.

Këto pretendime shkojnë paralelisht me një sensibilitet të madh ndaj çmimit.

Klientët duan të paguajnë mundësisht sa më pak megjithë pretendimet e mëdha.

Po sipas Bitkom, për klientët luan rol edhe vendndodhja e operatorit. 67% e klientëve preferojnë që operatori ta ketë qendrën në Gjermani. Edhe angazhimi social, shërbimi ndaj klientit, neutraliteti ndaj klimës dhe angazhimi për mjedisin luajnë rol tek klientët.

Bitkom është i mendimit, se politika ka detyrimin të krijojë kornizën e duhur për përmirësimin e biznesit të smartphonëve.

“Rëndësi të veçantë për ekosistemin e smartphonëve kanë rrjetet mobile”, thuhet në studim. Këta po zgjerohen, kjo është e vërtetë, por shumë ngadalë. Prandaj Bitkom propozon një “pakt për çburokratizimin dhe përshpejtimin”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT