28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Tabaku takim me Krajën: “Nuk ka asnjë cenim të punës sonë, përkundrazi po e mbështesim SPAK, duke bërë provat transparente”

Kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët ka takuar sot kreun e SPAK Arben Kraja.

Në një deklaratë për mediat pas takimit Tabaku theksoi se nuk ka asnjë cënim të kompetencave apo mbivendosje në hetimet e komisionit, duke shtuar se do të vihen dokumente në dispozicion të SPAK-ut.

Tabaku: Ne do të bëjmë atë për të cilën parlamenti na ka mandatuar, për të sjellë këtu dokumentet zyrtare që janë pjesë e hetimit. Të tjera do duhet t’i luajë SPAK.

Ju siguroj se deri më sot nuk ka asnjë mbivendosje të punës së komisionit hetimor, nuk ka asnjë cenim të punës sonë, përkundrazi po e mbështesim SPAK, duke bërë provat transparente. E sigurova SPAK se do të vendosim në dispozicion dokumentet. Takimi u kërkua nga unë.

Kujtojmë se prej javësh të Komisionin Hetimor për Inceneratorët ka nisur marrja në pyetje e dëshmitarëve për koncensionet e 3 inceneratorëve.

Të parët që janë thirrur janë tre administratorët e inceneratorëve të Tiranës, Fierit dhe Elbasanit. “Shteti ka tenderuar para për inceneratorët që nuk ekzistojnë”, kjo ka qenë deklarata e përsëritur nga Kryetarja e komisionit Hetimor Jorida Tabaku.

Prcocesi i hetimit përfundon me datë 25 shkurt, dhe dëshmitarët do të thirren të ndarë në dy grupe.

Nga dëshmitarët që do të thirren janë ish-ministri Lefter Koka i cili aktualisht ndodhet në qeli, kryeministri Rama me zv. Kryeministrin Ahmetaj, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, gazetarë dhe administrator të inceneratorëve në 3 qytetet: Elbasan, Fier, Tiranë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...