28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

SHBA di planet që Rusia ka për ukrainasit nëse vendos që ta pushtojë vendin

Shtetet e Bashkuara i kanë thënë Kombeve të Bashkuara se kanë “informacione të besueshme” për planet që Rusia të shënjestrojë ukrainasit për t’i vrarë apo për t’i dërguar në kampe, nëse vendos që ta pushtojë vendin.

Bathsheba Nell Crocker, ambasadore e SHBA-së në OKB, përmes një letre dërguar komisionarit për të drejta të njeriut të këtij institucioni, tregoi detaje të “informacionit shqetësues” që inteligjenca amerikane kishte mbledhur.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar lidhur me shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të njeriut nga Rusia në pjesët tashmë të okupuara të Ukrainës, dhe kemi arsye të besojmë se këto shqetësime do të shumëfishohen në rast të një ofensive të re ushtarake”, shkroi ajo në këtë letër.

Crocker tha po ashtu se Kremlini po planifikonte vrasjen, rrëmbimin, ndalimin dhe torturimin e të gjithë atyre që kundërshtojnë veprimet ruse në Ukrainë.

Në shënjestër, sipas letrës, do të ishin edhe disidentët rusë dhe bjellorusë që ndodhen në ekzil në Ukrainë, gazetarët dhe aktivistët e tjerë.

“Posaçërisht, ne kemi informacione të besueshme që tregojnë se forcat ruse po krijojnë një listë të ukrainasve për t’i vrarë ose për t’i dërguar në kampe pas pushtimit ushtarak”, u tha në letrën që Crocker i dërgoi OKB-së.

Crocker tha se Shtetet e Bashkuara kanë informacione se ushtria ruse do të përdorte metoda vdekjeprurëse për të shtypur protestat ose për të shtypur “ushtrimet paqësore të rezistencës nga popullsia civile”.

Në letrën e SHBA-së nuk u tregua se cilat ishin burimet e këtyre informacioneve.

SHBA-ja dhe zyrtarët e tjerë perëndimorë kanë akuzuar Rusinë se po planifikon që ta pushtojë Ukrainën. Moska mohon se ka plane të tilla, pavarësisht se ka grumbulluar mbi 150,000 trupa pranë kufijve ukraina

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...