Kryeministri britanik Boris Johnson, i jep fund një sërë masash të vendosura kundër koronavirusit.
Në një deklaratë për mediat lidhur me situatën epidemiologjike në vend, Johnson tha se do të hiqet kërkesa ligjore e karantinës në Angli.
Në të njëjtën kohë nga 1 prilli do të ndalohen kontrollet falas, duke njoftuar se tashmë linçohet plani “Të jetosh me COVID-19”.
Ai gjithashtu theksoi se situata e COVID do të jetë në monitorim të vazhdueshëm nga qeveria, në rast të shfaqjes së mutacioneve të reja.
Më tej shtoi se pandemia nuk ishte zhdukur dhe se mutacioni Omicron është në kulmin e tij. Sipas Johnson qytetarët duhet të mbrohen, por pa humbur lirinë e tyre.