33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Ahmetaj në Komisionin Hetimor: Doni të shuani kuriozitetin për jetën time private

Zëvendës kryeministri, Arben Ahmetaj është paraqitur mbrëmjen e sotme në Komisionin Hetimor për inceneratorët, për t’u përgjigjur lidhur me aktet që ka firmosur gjatë kohës kur ishte ministër i Financave.

Pyetja e parë që është bërë ndaj tij ka qenë nëse Ahmetaj kishte njohja personale me shtetasin Klodian Zoto, për të cilin zëvendës kryeministri tha se e njihte në distancë dhe se nuk kishte lidhje familjare me të.

Ndërsa pasi u pyet nëse kishte udhëtuar ndonjëherë me Zoton, Ahmetaj tha se këto ishin pyetje që lidheshin me jetën private.

Pyetje: A e njihni personalisht, a jeni takuar me shtetasin Klodian Zoto?

Ahmetaj: Në fakt unë duhet të pyetem kë nuk njoh. Jo kë njoh, sepse kam takuar më shumë se 90% të biznesmenëve në këtë vend. Zoton e kam njohur në distancë. Nuk kam lidhje gjaku apo familjare me të.

Pyetje: Keni udhëtuar ndonjëherë me këtë person?

Ahmetaj: Unë kam një jetë që kam udhëtuar brenda dhe jashtë vendit, me shumë miq. Nëse ju doni të shuani kuriozitetin e jetës time private…

Tabaku: Zoti Ahmetaj, ju lutem përgjigjuni po ose jo, mos u zgjasni më kot.

Më herët gjatë ditës së sotme, janë paraqitur në Komisionin Hetimor për të dhënë përgjigjie, kryebashkiakja e Durrësit, Emrijana Sako, ish ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, ministra e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi dhe së fundmi zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...