27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Veliaj jep dëshminë e tij për inceneratorët: Nuk kam folur dhe udhëtuar me pronarët

Ka nisur në Komisionin Hetimor për Inceneratorët  marrja në pyetje e kryebashkiakut Erion Veliaj. Ky i fundit ka thënë se nuk ka pasur as komunikim dhe asnjë takim me pronarët e kompanive të inceneratorëve.

Sipas tij është njohur me pronarët e inceneratorëve, pas fotove që ka parë të tyre me demokratin Gert Bogdani.

Pjesë nga debatet:

Tabaku: Zoti Veliaj, kur e keni filluar detyrën?

Veliaj: E kam filluar këtë detyrë që në vitin 2015, dhe jam përballur me një emergjencë mjedisore… kam filluar menjëherë pas administratës suaj.

Tabaku: E njihni Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugallin?

Veliaj: Po i kam parë në foto me zotin Gert Bogdanin, që ka qenë sekretar për marrëdhëniet me jashtë në PD.

Tabaku: A keni udhëtuar ndonjëherë me ta, apo kontaktuar përmes telefonit

Veliaj: Nuk kam udhëtuar asnjëherë me ta, por di që kanë udhëtuar në Zimbabve me përfaqësues të Partisë Demokratike  Nuk kam kryer asnjë diskutim apo fluturim të tillë

Tabaku: Të kujtoj se dhënia e dëshmisë së rreme është vepër penale

Gjatë ditës së sotme në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, pritet që të japin dëshmitë e tyre disa zyrtarë të lartë, përfshirë ish-minsitra.

– Erion Veliaj –  Kryetar i Bashkise Tirane

– Engjell Agaci – Sekretar i Pergjithshem i Kryeministrise

– Damian Gjiknuri – Ish Minister i Energjitikes dhe Infrastruktures

– Alqi Bllako – Deputet i PS.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...