26.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Inceneratorët/ Bushati: “Pse nuk kishte prokurim për inceneratorët?”, Rama: “Procedura u bë me formulë të zbatuar në ligj”

Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati pyeti kryeministrin Edi Rama në lidhje me faktin se pse nuk është bërë prokurim publik për zgjedhjen e kompanive për inceneratorët e Elbasanit, të Fierit dhe të Tiranës.

Rama: Ne e kemi 29 euro tarifen per inceneratorin e Tiranes per mbetjetjet. Franca e ka 152 euro. Kemi pasur disa kontakte. Unë kam qenë skeptik që kjo do të ndodhte, por duke qenë se ishte një proces, që ishte i domosdoshëm, unë thash; shumë mirë le të bëhet. Kjo është rruga e duhur dhe gjëja e duhur që është bërë. S’ka diskutim, që përtej aspekteve administrative që mund të kenë problematikat e tyre, por në aspektin investim, çmim, përfitim për të mirën publike, ne kemi bërë gjënë e duhur. Është një çmim jashtëzakonisht i arsyeshëm. Kamza ka problematikë dramatike.

Bushati: Ky është momenti i parë kur lepuri zgjohet, dhe akoma nuk është bërë çakall që të kapë bilancet e buxhetit shqiptar. Pse nuk e hidhni në prokurim çështjen e inceneratorve. Ata mund të kishin ardhur me çmim më pak mbase.

Rama: Unë nuk fola për holandezë. Mendoj që nuk është mirë me më vënë gjera të tilla në gojë. Nuk fola për konsulentë holandezë. Unë dështova etj, ju thash se ça ka ndodhur. Po ju them dhe një gjë, se u bë bozë kjo punë se ato impiante janë atje. S’po flasim për impiante që do bëhen, por janë fizikisht atje. Di që në impiantin e Tiranës, kur unë në një nga vizitat e mia, aty është përfshirë një kompani ndërkombëtare me 150 vjet eksperiencë, merreni dhe pyeteni. Për mua është shumë e thjeshtë; pse janë shqiptarët, pse s’janë të huajt?! Pse këtë mos ta bëjnë europianët?! këto se si bëhet me tender të një natyre apo natyre tjetër, si vendos unë. Puna ime është të them; ku do shkojmë, pse do e bëjmë. Nuk është puna ime, por e gjithë asaj skuadre. Puna ime është të bëjmë një Shqipëri pa plehra. Ju thoni se ishte pa garë, por e thoni ju. Ju nuk thoni një gjë tjetër, që është bërë me një formulë e cila është zbatuar në ligj. E ka ligji!

Bushati: Procedura është bërë pa publikim. Se ka ditur asnjë njeri se do të bëhej një procedurë. Ka qenë vetëm një kompani. A keni një koment?

Rama: Ju bëni një akuzë. Ne lexojmë letrat dhe shohim filma të ndryshëm. Unë fokusohem te filmi i realitetit. por ju fokusoheni të gjëra të tjera. Unë kam kërkuar informacion dhe nuk rezulton si thoni ju. është procedurë e bazuar në një formulë ku populli nuk paguan asgjë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...