29.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Këlliçi i nxjerr videon me Stela Gugalljan/ Rama: “Unë kam shkuar në shumë biznese dhe ka njerëz që kam folur e kanë ndenjur mbrapa”

I pyetur nëse i njeh apo jo 3 pronarët e kompanive që kanë inceneratorët, Kryeministri Rama Rama tha se nuk i njeh. Ai tha se fakti që për një çështje të tillë po bëhet kjo llogaridhënie dhe paralelisht ka një hetim nga drejtësia është historike.

Këlliçi: A mundet të ma shpjegoni se mbase jam unë naiv, kam 3 vite që flas, aferën më të madhe kriminale të 30 viteve? Si ka mundësi që 3 bashkëpuntorët sot janë shpallur në kërkim nga drejtësia në vend. Koka ndodhet në burg dhe nëse jeni krenar që e keni udhëhequr këtë revolucion? Pse nuk vijnë të dëshmojnë ata e të jenë krenarë si ti?

Rama: Ju keni folur për aferë shekulli. Ju thoni janë vjedhur 430 milionë euro. Sot me gojën e vet Tabaku pohoi se nuk na qenka tamam kështu

Tabaku: Jam këtu, s’kam nevojë të citohem.

Rama: Unë nuk i njoh, nuk i kam takuar ndonjëherë, të kem shkëmbyer ndonjë gjë. Këta po kërkohen sepse prokuroria dyshon për një aferë korruptive midis ministrit dhe këtyre se kanë ndarë para. Kjo është akuza. Flitet për një shumë që është midis tyre dhe ata si njerëz adult janë përgjegjës para ligjit. Ju siguroj se unë nuk gëzohem dot për askënd që përfundon para hekurave por për mua ky proces që ndodh sot është proces historik, edhe për këtë ballafaqim por edhe se kemi një drejtësi që ka filluar të bëjë gjëra që më parë nuk imagjinoheshin,

Këlliçi: Kam një video këtu në inagurimin e inceneratorit të Elbasanit që jeni nën shoqërinë e tyre.  Ja ku jeni se jeni 2 metra, marshallah, Sapo thatë që nuk i ke takuar.

Rama: Unë kam shkuar në shumë biznese dhe ka njerëz që kam folur e kanë ndenjur mbrapa. Është si të them unë është një foto e djalit të liderit historik me kriminelë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...