33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Futën mallra kontrabandë, arrestohen 4 shtetas, procedohen penalisht 6 të tjerë

Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër rast të tregtimit të mallrave kontrabandë.

Uniformat blu kanë arrestuar 4 shtetas për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabanë”, “Fshehja e të ardhurave“, “Moslëshimi i kuponit tatimor“, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore“ dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 6 shtetas të tjerë, ndërsa policia ka sekuestruar duhan dhe cigare të llojeve të ndryshe të futur kontrabandë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, në zbatim të planit të masave “Kundër informalitetit në tregtimin e mallrave me akcizë dhe mallrat e tjera, hidrokarbureve, aktivitetit të paligjshëm të depove farmaceutike dhe laboratorëve mjekësorë”, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u proceduan penalisht shtetasit:
– K. S., 30 vjeç dhe A. M., 44 vjeçe, të dy banues në Shtoj i Ri, Shkodër, Sh. K., 46 vjeç, banues në Tiranë, J. A., 40 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu“, Shkodër, F. E., 62 vjeç, banues në fshatin Spathar, Shkodër dhe P. V. 59 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, Shkodër, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabanë”, “Fshehja e të ardhurave“, “Moslëshimi i kuponit tatimor“, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore“ dhe “Punësimi i paligjshëm”.
Sëhrbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në kioskën në pronësi të shtetases A. M., kanë kapur në flagrancë shtetasin K. S., duke tregtuar duhan të grirë dhe cigare (puro) të dyshuara kontrabandë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetet me drejtues shtetasit Sh. K., P. V. dhe F. E., shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi duhani, cigare të llojeve të ndryshme dhe materiale për paketimin e duhanit, pa dokumentacionin përkatës.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar rreth 10 kilogramë duhan i grirë, dhjetëra pako me cigare të llojeve të ndryshme dhe materiale për paketimin e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...