20.5 C
Tiranë
Wednesday, May 13, 2026
spot_img

Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, kapet me heroinë dhe para

Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi i është gjetur një sasi lëndësh narkotike, e ndarë në doza gati për shitje. Policia dyshon se droga është e llojit heroinë, dhe do të shpërndahej në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Selita”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike heroinë e ndarë në doza gati për shitje, një sasi metadoni, një peshore elektronike, dy aparate celulare dhe 15.500 lekë të rinj që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike heroinë në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Selita”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: G. Ç., 37 vjeç, banues në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.

Ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike në sasi 200 deri 500 gramë, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat më pas i shiste në rrugën “Irfan Tomini”, në bulevardin “Bajram Curri” dhe zona të tjera, kundrejt vlerës 1000 lekë të rinj një dozë me heroinë.

Në rrugën “Irfan Tomini”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin G. Ç., 37 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike heroinë e ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, u gjetën një sasi metadoni, një peshore elektronike dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Porti iu fal Alabbarit?”/ Si nisi projekti i Marinës së Durrësit dhe pse marrëveshja...

0
Historia e transformimit të Porti i Durrësit në një marinë jahtesh luksoze ka nisur vite më parë, por sot projekti “Durrës Marina” po rikthehet...

“Do të vritesh duke e shtyrë vendin drejt vdekjes”/ Donald Trump mesazh të fortë...

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, duke komentuar edhe të ardhmen...

“Gjesti? E kam parë si vëlla të vogël”/ Loredana Brati reagon pas deklaratave të...

0
Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe...

“80% e demokratëve janë kundër tij”/ Ervin Salianji sulmon Sali Berisha: “Po të kishte...

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda Partia Demokratike, pasi nuk u lejua të garonte për kreun e partisë përballë Sali Berisha. I ftuar në...

“Po përgatiste një vrasje me pagesë”/ Arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup, policia zbulon arsenal...

0
Një 42-vjeçar serb është arrestuar nga autoritetet në Shkup, pas dyshimeve se po përgatiste një vrasje me pagesë. Arrestimi u realizua në kuadër të një...