20.5 C
Tiranë
Wednesday, May 13, 2026
spot_img

Balluku i rikthehet sot në Kuvend debatit për inceneratorët/”Menduan se do na vinin me shpatulla pas muri…”

Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku i është rikthyer sot në Kuvend debatit për inceneratorët, ku sipas saj në Komisionin Hetimor u çmontuan gënjeshtrat e vetë opozitës.

Balluku u ndal edhe njëherë te shifra 430 mln euro, që sipas opozitës është vjedhur përmes inceneratorëve, që sipas saj është e gënjeshtërt.

“Zona të mbushura me plehra, Sharra që digjej ditë e natë apo Porto Romano që dukej sikur nuk ishte diçka e vërtetë. Të kujtonte filmin ‘Apokalipto’. Duke patur këtë situatë qeveria Rama ndërmori një sërë masash. U ndërmorën një sërë veprimtarish e projektesh që sot japin rezultat e nuk janë thjeshtë inceneratorët që u damkosën për t’u kthyer në kalë beteje për opozitën.

Nuk janë inceneratorët e turpit dhe as të 430 mln euro të Tabakut. Janë impiantete trajtimit të mbetjeve, që përfshinë një sërë procesesh. Energjia e prodhuar do shkojë në përdorim të Bahskisë së Elbasanit, Fierit dhe në 2025 edhe të Tiranës. E gjitha kjo u shumëzua me zero dhe u shpik numri fantastik i 430 mln euro, por në Komision kur i kërkuam i opozitës të thoshte nga doli kjo shumë, askush nuk mundi të përgjigjej.

Menduan se do na vinin me shpatulla pas muri, por nuk vihen ata që punojnë me shpatulla pas muri. 430 mln euro i shpikur i Tabakut është shifra totale që në 30 vitet e ardhshme, deri në 2047 do të jetë shifra që do paguhet për shërbimin e mbledhjes së mbetjeve.

Tabaku ka përllogaritur sa do kushtojë shërbimi i mbledhjes së mbetjeve për 30 vitet e ardhshme dhe tha kjo është shuma e vjedhur nga qeveria shqiptare. Kjo ishte çfarë dëgjuam, ndërsa dje në mëngjes doli një shifër e re 100 mln, një ulje, nga 430 shkuam në 100 pasi gjatë natës nuk dolën llogaritë. Ndoshta sot dalin me tjetër shifër, nuk e di. I bënë një nder të madh qeverisë e maxhorancës pasi na dhatë mundësinë të çmontonim njëherë e mirë gënjeshtrat tuaja”, tha Balluku.

Po ashtu Balluku u bëri thirrje deputetëve që të votojnë edhe projektligjin për aderimin e Shqipërisë në Konventën për mbrojtjen e anijeve nga dëmet me lëndë që nuk dëmtojnë mjedisin dhe biodiversitetin.

“Shqipëria ka në fokus çdo ligj që e afron vendin tonë me kriteret e BE dhe ky projektligj shënon një hap para në mbrojtjen e gjallesave nënujore dhe rrjedhimisht të mjedisit. Projektligji është hartuar në përputhje me programin e Shqipërisë për integrimin në BE dhe është në zbatim të të gjitha konventave rajonale e ndërkombëtare në mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit. Sistemet antivegjetative janë lëndë që shërbejnë për të lyer fundin e anijes me qëllim parandalimin e ngjitjes së algave e molusqeve për të mos rrezikuar probleme teknike.

Më parë anijet përdornin lëndë të rrezikshme si arseniku duke krijuar nëj rrezik për biodiversitetin. U gjet një sistem që nuk do lejonte ngjitjen e algave dhe molusqeve në fundet e anijeve dhe nuk do ishte i dëmshëm për mjedisin. Miratimi i këtij projektligji nuk do ketë pasoja financiare as për buxhetin e shtetit as kompanitë private që operojnë në këtë fushë.

Ju bëj thirrje ta votoni këtë projektligj. Ky projektligj ka të bëjë me përmirësimin e kushteve mjedisore, siç kishte të bënte aksioni që qeveria ndërmori në 2013 ku u përball me gjithçka trashëgoi nga qeveria e mëparshme”, tha ministrja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Porti iu fal Alabbarit?”/ Si nisi projekti i Marinës së Durrësit dhe pse marrëveshja...

0
Historia e transformimit të Porti i Durrësit në një marinë jahtesh luksoze ka nisur vite më parë, por sot projekti “Durrës Marina” po rikthehet...

“Do të vritesh duke e shtyrë vendin drejt vdekjes”/ Donald Trump mesazh të fortë...

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit britanik Keir Starmer, duke komentuar edhe të ardhmen...

“Gjesti? E kam parë si vëlla të vogël”/ Loredana Brati reagon pas deklaratave të...

0
Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahu dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe...

“80% e demokratëve janë kundër tij”/ Ervin Salianji sulmon Sali Berisha: “Po të kishte...

0
Ish-deputeti Ervin Salianji ka komentuar situatën brenda Partia Demokratike, pasi nuk u lejua të garonte për kreun e partisë përballë Sali Berisha. I ftuar në...

“Po përgatiste një vrasje me pagesë”/ Arrestohet 42-vjeçari serb në Shkup, policia zbulon arsenal...

0
Një 42-vjeçar serb është arrestuar nga autoritetet në Shkup, pas dyshimeve se po përgatiste një vrasje me pagesë. Arrestimi u realizua në kuadër të një...