27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Presidenti i Ukrainës:“Sipas i formacioneve tona unë jam objektivi i tyre numër 1, familja ime…”

137 ushtarë ukrainas të vrarë dhe 316 të plagosur, është bilanci i zymtë i ditës së parë të luftimeve për të mbrojtur vendin nga pushtimi rus në Ukrainë.

Shifrën e bëri publike Presidenti Volodymyr Zelensky, në një videomesazh në Facebook. Ai shtoi gjithashtu se shtetet e tjera kishin frikë të mbështesnin anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

“Kush është gati të garantojë futjen e Ukrainës në NATO? Sinqerisht, të gjithë kanë frikë. Pyeta partnerët nëse janë me ne? Ata janë me ne, por nuk janë gati të na marrin në aleancën e tyre. U jam mirënjohës kujtdo që na mbështetur konkretisht, jo vetëm me fjalë, por na lanë vetëm të mbrojmë shtetin tonë. Kush është gati të luftojë me ne? Sinqerisht nuk shoh asnjë”.

“Sot pyeta 27 liderët e Europës nëse Ukraina do të jetë në NATO, i pyeta drejtpërdrejt. Të gjithë kanë frikë, nuk përgjigjen. Por ne nuk kemi frikë nga asgjë”, shtoi ai.

Zelensky tha edhe se beson që trupa sabotatore ruse kanë hyrë në Kiev. “Sipas i formacioneve tona unë jam objektivi i tyre numër 1, familja ime është objektivi numër 2. Bashkë me të tjerë, unë po qëndroj në selinë e qeverisë”, tha ai, duke shtuar se kishte urdhëruar që të gjithë meshkujve të moshës 18 deri në 60 vjeç iu është ndaluar të largohen nga vendi.

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë bën me dije se avionë ushtarakë kanë shkatërruar një urë mbi lumin Teteriv për të ndaluar avancimin e trupave ruse drejt Kievit.

Sipas ministrisë, ky operacion rezultoi i suksesshëm dhe avancimi i trupave ruse ka ndalur rreth 50 km larg kryeqytetit ukrainas.

Më herët zyrtarët amerikanë të inteligjencës raportuan se trupat ruse që hynë në Ukrainë nga kufiri bjellorus ishin shumë pranë Kievit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...