25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Gjykata Ndërkombëtare Penale paralajmëron nisjen e hetimeve për krime lufte dhe gjenocid

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC), Karim Khan ka shprehur shqetësimin e tij për pushtimin rus të Ukrainës duke thënë se gjykata mund të hetojë krimet e mundshme të luftës në vend.

“I kujtoj të gjitha palëve që kryejnë armiqësi në territorin e Ukrainës se zyra ime mund të ushtrojë juridiksionin e saj dhe të hetojë çdo akt gjenocidi, krim kundër njerëzimit ose krim lufte të kryer brenda Ukrainës” tha Khan.

“Është e domosdoshme që të gjitha palët në konflikt të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha Khan, duke shtuar se zyra e tij do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në Ukrainë.

Në dhjetor 2020, zyra e prokurorit njoftoi se kishte arsye të besonte se krimet e luftës dhe krime të tjera ishin kryer gjatë konfliktit në Ukrainën lindore.
Ekzaminimi paraprak u mbyll, por ende nuk është bërë një kërkesë zyrtare për gjyqtarët për hapjen e një hetimi të plotë. Gjyqtarët duhet të bien dakord përpara se të hapet një hetim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...