11.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Mashtronin të huajt nëpërmjet call center, në pranga 3 persona në Tiranë

3 persona janë arrestuar nga Policia në Tiranës pasi dyshohet se kanë mashtruar shtetas të huaj, përmes një call center.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Fraud”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vihen në pranga 3 shtetas, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sekuestrohen katër njësi kompjuterike dhe aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Gj. Rr., 27 vjeç, R. M., 30 vjeç, banues në Tiranë;
– G. M., 26 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, duke qenë të punësuar në një call center në rrugën “Sulejman Delvina”, prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe i mashtronin shtetasit e huaj, që të investonin në Forex.

Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, këta shtetas, për të penguar zbulimin e kësaj veprimtarie kriminale, kanë fikur serverin kryesor, me qëllim që të fshihnin të dhënat.

Në vijim të operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër njësi kompjuterike, aparate celulare dhe lista me të dhënat e personave që dyshohen se janë mashtruar nga tre të rinjtë e arrestuar.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...