28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Moldavia miraton gjendjen e jashtëzakonshme, çfarë ka në dorë qeveria tashmë

Parlamenti i Moldavisë ka miratuar gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë, për shkak të sulmit rus në shtetin fqinj, Ukrainë.

Në mesin e gjërave tjera, gjendja e jashtëzakonshme ndalon protestat masive dhe i mundëson Qeverisë të dëbojë “personat e padëshiruar” nga shteti.

Kryeministrja, Natalia Gavrilita, ka thënë që më shumë se 4,200 refugjatë nga Ukraina tashmë kanë hyrë në këtë shtet.

Disa prej tyre kanë vazhduar rrugën drejt Bashkimit Evropian, mirëpo të paktën 100 kanë aplikuar për azil në Moldavi.

Kufiri mes këtyre dy shteteve është 1,222 kilometra i gjatë.

Zhvillimet më të fundit nga Ukraina:

Forcat ruse i afrohen kryeqytetit: reporterët e CNN në Kiev dëgjuan shpërthime në qytet herët në mëngjes të premten. Kjo erdhi pasi administrata Biden u tha ligjvënësve amerikanë se forcat ruse që hynë në Ukrainë përmes kufirit Bjellorusi janë vetëm 20 milje (32 kilometra) nga Kievi.

Rritet numri i të vdekurve: Një total prej 137 ushtarësh ukrainas janë konfirmuar të vrarë dhe 316 të plagosur që nga e enjtja, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Ukraina thotë se shkaktoi 800 viktima mes forcave ruse – por është e paqartë nëse kjo i referohet vetëm numrit të të vrarëve. CNN nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këto shifra.

Objektivi presidencial: Zelensky tha të enjten vonë se grupet ruse të sabotimit kanë hyrë në Kiev, se ai është “objektivi numër 1” – dhe familja e tij është “objektivi numër 2”. Ai shtoi se po qëndron në lagjet e qeverisë dhe se Rusia donte të “shkatërronte” kreun e shtetit.

Protestat kundër luftës: Qindra njerëz u arrestuan në qytete anembanë Rusisë për organizimin e demonstratave kundër luftës të enjten. Protesta të ngjashme në mbështetje të Ukrainës u mbajtën në mbarë botën, në Nju Jork, Paris, Berlin, Londër dhe qendra të tjera ndërkombëtare.

Votimi në OKB sot: Një votim i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi një rezolutë që dënon Rusinë është renditur zyrtarisht në një plan të OKB-së për të premten, por propozimi pritet të përballet me veton e Msokës.

Sanksionet ndërkombëtare: Udhëheqësit nga e gjithë bota njoftuan të enjten sanksione të reja të ashpra kundër Rusisë, duke përfshirë SHBA-në, Bashkimin Evropian, Australinë, Japoninë, Tajvanin dhe Kanadanë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...