25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“Ne po bëjmë atë që asnjë vend se ka bërë akoma”, Rama nga Katundi i Ri

Nga Katundi i Ri në Durrës, ku po mban një takim me fermerët për të folur për rritjen e çmimeve, kryeministri Rama u shpreh se qeveria është duke bërë atë që nuk po e bën asnjë shtet tjetër sa i përket çmimit të energjisë.

“Ne po bëjmë atë që asnjë vend se ka bërë akoma. Pash që Franca ka bërë një kompensim, por jo të plotë. Ne po bëjmë kompensimin e plotë të faturës së energjisë. Ne sot jemi në mars dhe të gjitha problemet i kemi përpara. Kjo do të thotë se do të shkundim të gjithë buxhetin e shtetit që të mos vijë te ju. Jam dakord që janë rritur kostot, por kjo ka ardhur si pasojë e krizës së përgjithshme”.

Ndërkohë, ai theksoi se kriza është duke prekur rëndë sektorin e ndërtimit, për të cilin Rama tha se tashmë ka ndaluar.

“Kanë ndaluar ndërtimet sepse hekuri është rritur 3-fish sepse kontrata tona me ndërtuesit për Llogaranë, janë me çmimin e hekurit 3 herë më pak. Për të vazhduar, ata na thonë se nuk mund të vazhdojmë të zbatojmë kontratën sepse falimentojmë. Çfarë duhet të bëjmë ne? Të shtojmë financat apo të presim?”, u shpreh Rama.

Më herët ai kërkoi nga bujqit që të mbështeten te njëri tjetri, qoftë në planifikimin për të mbjellat, qoftë për shitjen e produkteve të tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...