5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Belinda Balluku tregon masat e para që ka ndërmarrë qeveria shqiptare për menaxhimin e krizës së energjisë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku ka treguar masat e para që ka ndërmarrë qeveria shqiptare për menaxhimin e krizës së energjisë.

Gjatë një reagimi për mediat, ditën e diel ministrja Balluku njoftoi se në bashkëpunim me ARRSH do të nisin ndërprerje e ndriçimin në akset kombëtare me qëllim që të kursejnë energji elektrike.

Kriza botërore energjetike, Qeveria Shqiptare plan masash për menaxhimin e situatës. Do vijojmë me të gjitha përpjekjet të mbrojmë të gjithë abonentët familjarë dhe biznesin e vogël duke mos i ekspozuar ndaj çmimeve të larta të energjisë elektrike.

Duke pasur parasysh konsumin e lartë dhe pasur parasysh se prodhimi vendas është ulur, duhet të dalim në imp;ort. Nesër përllogaritet kërkesë e lartë se sa sot. Për këtë arsye qeveria ka vendosur të ndërmarrë një sërë masash, duke nisur nga institucionet publike. I kemi kërkuar ARRSH për të niosur nga puna me OSHEE, për të ndërprerë ndriçimin në akset kombëtare. Nuk do t ëpjekim disa akse rrugore që cënojnë sigurinë, sic janë disa rrethrrotyullime. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj. Një masë e marrë është kërkesa që kemi bërë për të kufizuar energjinë që shpenzohet për ndriçimin, për ato që nuk janë të nevojshme. Duke nisur nga ora 12 e natës do i kërkohet Bashkive që të ndërpresin ndriçimin, për ato që nuk janë të domosdoshme. Do i drejtohemi importit. Në një situatë hidrike që pak a shumë është e tillë në të gjithë rajonin.

Flasim për cikël të mbyllur, gazi dhe nafta janë me çmime të larta. Për këtë arsye do të na duhet të konsumojmë sa më pak energji, për të mos patur mungesë. E kemi përsëritur disa herë dhe ndoshta është argument që duhet ndarë. Qeveria ka vendosur të mbrojë abonentët familjarë dhe ato të biznesit të vogël, nuk do të ketë ndryshime. Duhet kuptuar që të gjithë duhet të kursejmë, ndodhemi përpara një fakti sepse sasitë janë të limituara. Për të mos u ndodhur përpara një situate që të ketë ndërpreje, ndaj të gjithë së bashku për të na dhënë mundësinë të ruajmë çmimin dhe pasur mundësinë të kursejmë. Bashkë do e kalojmë këtë krizë ashtu si dhe ato të tjera”, tha Balluku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...