29.2 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Albin Kurti:”Do ta rishikojnë rritjen e pagës minimale kur të rritet ekonomia dhe të rritet paga mesatare”

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka folur mbrëmë për rritjen e pagës minimale. Sipas Kurtit, rritja e pagës minimale prej 130 dhe 170 euro në 250, është rritje shumë e madhe, ani pse ky propozim nuk është miratuar, raporton Express.

Ai ka thënë se edhe pse tash është ai në pushtet, nuk mund të bëhet paga minimale prej 170 eurove në 500. Ka thënë se s’është e mundshme të bëhet as 400 euro.

Ai ka përmendur edhe një formulë që thotë se nuk e lejon këtë gjë, ndonëse ka thënë se nuk është shumë i sigurt.

“Për një dekadë ka qenë 130 edhe 170. Ne në zotimet tona kemi thënë 250, tash po e bëjmë 264 Bruto, Neto i bie 250 pas kontributit pensional. Dmth ta rrisësh prej 130-ve dhe 170-ve në 250, është rritje shumë e madhe e pagës minimale dhe ne nuk mund të lejojmë, se ka dhe teori e kalkulime ekonomike për këtë gjë, që paga minimale të kalojë një përqindje të lartë të pagës mesatare se përjeton çrregullim makroekonomik pastaj.

Pra, ti duhet ta rrisësh pagën mesatare që të rritet paga minimale. Ne mund ta bëjmë sa të doni pagën minimale, por nuk do të zbatohet. (Me 264 euro do të zbatohet?) Po, do të zbatohet dhe nuk bën çrregullim makroekonomik në Kosovë se nëse nuk jam gabim është një formulë sipas së cilës paga minimale kurrsesi nuk bën t’i kalojë 56 përqind të pagës mesatare. Nuk jam i sigurt për këtë gjë, por e di që ekziston një formulë e tillë ndaj së cilës ne duhet të kemi kujdes”, ka thënë Kurti në RTK.

I pari i Qeverisë ka thënë se do ta rishikojnë rritjen e pagës minimale kur të rritet ekonomia dhe të rritet paga mesatare.

“Duhet të takohemi prapë me ta, por shikoni unë edhe njëherë po e theksoj që njerëzit kanë nevoja të ndryshme, pra në këtë vend u janë nëpërkëmbë të drejtat dhe dinjiteti për një kohë shumë të gjatë, por pse është tash Qeveria Kurti nuk mund të kërcejmë tash prej 170 në 500. Nuk është e mundshme as 400. Nuk është e mundshme.

Pra, dëshirat janë legjitime, mirëpo pritjet absurde nuk mund të jenë të arsyeshme. Andaj, si Qeveri e Republikës së Kosovës, ne e kemi thënë në fushatë qe do të jetë 250, tash do jetë 264. Besoni kur të rritet ekonomia jonë dhe të rritet paga mesatare, a mendoni se nuk do ta bëjmë rishikimin që ta rrisim pagën minimale? Sigurisht që po, por duhet të rritet paga mesatare, të rritet ekonomia jonë shumë më tepër se kaq”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati, në një postim në Facebook më 10 mars, ka njoftuar se propozimi për rritje të pagës minimale ka dështuar, duke thënë se ai nuk është mbështetur nga përfaqësuesit e sindikatave.

Murati ka thënë se Këshilli Ekonomik Social ka propozuar pagë minimale prej 240 eurosh në muaj, ndërsa Qeveria ka propozuar 1.5 euro për orë, apo 264 euro në muaj.

“Krejt çka arrihet me këtë mosvotim është se punëtorët e sektorit privat do të vazhdojnë ta kenë pagën minimale 170 euro”, ka thënë Murati më 10 mars.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...