35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Pako e katërt të sanksioneve të BE-së”/Kosova vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën (23 mars) një vendim për zgjerimin e pakos së sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Ky vendim synon që Kosova t’i përshtatet pakos ekzistuese të sanksioneve të ndërmarra nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se me këtë vendim, Kosova zbaton edhe “pakon e katërt të sanksioneve të BE-së”.

“Kjo pako konsiston në masa restriktive tregtare, ekonomike, financare, energjetike, industri të mbrojtjes, si dhe ndaj individëve dhe entiteteve shtesë”, tha Kurti.

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se ky vendim po merret për promovimin e paqes dhe të drejtave të njeriut dhe duke qëndruar “në linjë me aleatët ndërkombëtarë”.

Qeveria e Kosovës kishte miratuarpakon fillestare me sanksione kundër Rusisë, më 25 shkurt, një ditë pas fillimit të pushtimit në Ukrainë.

Përveç sanksioneve, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës u mor vendim që të ndahen 100 mijë euro për dërgimin e një kontigjenti të ndihmave humanitare drejt Ukrainës.

Kosova, po ashtu, është zotuar për pranimin e 20 gazetarëve ukrainas, së bashku me familjet e tyre për strehim në Kosovë, duke u ofruar “mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershme brenda Kosovës”.

Deri më tani, lufta në Ukrainë ka bërë që miliona njerëz të zhvendosen brenda dhe jashtë Ukrainës.

Nga fillimi i luftës deri në mesnatën e 19 marsit, Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) regjistroi 902 civilë të vrarë dhe 1,459 të plagosur.

Zyrtarët ukrainas thonë se mijëra civilë janë vrarë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës raportoi të shtunën se 112 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftimeve ndërsa më shumë se 140 fëmijë janë plagosur.

Në qytetin- port të Mariupolit raportohet për një krizë të theksuar humanitare, ku vlerësohet se kanë mbetur të bllokuar më shumë se 200,000 civilë pa furnizime me ushqim, pa ujë e pa rrymë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...