20.5 C
Tiranë
Thursday, May 14, 2026
spot_img

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit/ 18 raste të reja dhe asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 550 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 18 qytetarë, në këto bashki: 8 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Lushnje, Sarandë, nga 1 qytetar në Gjirokastër, Vlorë, Patos, Vorë, Durrës, Kukës. Janë 587 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2. Janë shëruar 186 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,256 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Mars 2022)

Raste të reja ditore 18
Të shëruar në 24 orë 186
Të shtruar në spitale 19
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 550
Testime totale 1,769,904
Raste pozitive 273,164
Raste të shëruara 269,256
Raste Aktive 419
Humbje jete 3,489

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 191
Fier 70
Vlorë 54
Elbasan 21
Gjirokastër 16
Kukës 14
Korçë 13
Berat 11
Shkodër 10
Durrës 8
Dibër 6
Lezhë 5

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Ju e ndërmerrni këtë proces të bazuar në mashtrime…” – Berisha sulmon mazhorancën për...

0
Kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën se procesin e integrimit po e bazon në mashtrime, censurë dhe fshehje të së vërtetës. “Ju...

Tensione në Kuvend/ Peleshi përplaset me Manjën për procedurën dhe minutazhin e debatit

0
Në seancën plenare në Kuvendi i Shqipërisë janë regjistruar momente tensioni gjatë debatit parlamentar, ku kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka ndërhyrë për të...

Integrimi europian/ Balla: Rezolutë me konsensus në komision, kërkon të ruhet marrëveshja në Kuvend

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partia Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar në Kuvend se rezoluta për procesin e integrimit europian është miratuar me konsensus...

Vokshi akuzon qeverinë për proces “të mbyllur” të integrimit/ kërkon raportim publik në Kuvend

0
Deputetja e Partia Demokratike, Albana Vokshi, ka deklaruar në Kuvend se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian po mbahet i mbyllur dhe...

60-vjetori i Universitetit të Arteve/ Gonxhja: Institucion që formoi breza artistësh dhe mendim kritik

0
Universiteti i Arteve ka shënuar 60-vjetorin e themelimit me një sërë aktivitetesh festive, ku një ditë më parë u ndanë certifikata mirënjohjeje për mbi...