33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Dërgonte me kamionë emigrantët shqiptarë drejt Anglisë/ Dënohet me 10 vjet burg në Belgjikë 40 vjeçari nga Kosova

Një 40 vjeçar shqiptar nga Kosova i cili njihet si kreu i një prej rrjeteve të më mëdha të trafikimit të emigrantëve shqiptarë është dënuar me 10 vjet burg dhe me një gjobë mbi 1.1 milionë euro nga gjykata e Bryzhit në Belgjikë.

Gjithçka nisi në pranverën e vitit 2019, policia hasi rregullisht shqiptarë në rajonin përreth Veurnes të Belgjikës ndërsa po mbahej nën përgjim një organizatë e madhe e kontrabandës së qenieve njerëzore. Ai organizonte kalime të sigurta ku emigrantët shqiptarë trafikoheshin në Mbretërinë e Bashkuar me bashkëpunimin e shoferëve të kamionëve.

Sipas prokurorisë, banda ishte përgjegjëse për 16 transporte përmes të cilave u kaluan 143 emigrantë drejt Britanisë së Madhe. 40 vjeçari shqiptar nga Kosova Adriatik H. U dënua me 10 vjet në mungesë më 29 korrik 2020 si drejtues i bandës dhe u ndëshkua me një gjobë prej 1.1 milionë euro.

Të pandehurit e tjerë u dënuan deri në gjashtë vjet burg. Gjyqtari urdhëroi arrestimin e menjëhershëm të Adriatik H., i cili mësoi për dënimin e tij nëpërmjet policisë, transmetojnë mediat belge.

Avokatët e tij apeluan vendimin dhe tashmë pritet një gjyq i ri ndaj tij. Shqiptari Adriatik H. sapo mbërriti në Belgjikë u përball me policinë e cila e mori në pyetje duke i treguar bisedat telefonike të përgjuara.

Por ai pohoi se nuk ishte zëri i tij ai që ishtë përgjuar. Shqiptari nuk ishte i pranishëm në gjyqin e tij të ri më 2 mars, teksa përmes avokatit të tij ai vijon të kundërshtojë faktet, ndonëse është vërtetuar se është kreu i bandës që trafikon emigrantë drejt Britanisë së Madhe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...