33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Anëtari i 8 i Gjykatës Kushtetuese/ Ambasada e SHBA: “Reforma në Drejtësi vijon të ecë përpara”

Ambasada e SHBA ka përshëndetur betimin e anëtarit të 8 të Gjykatës Kushtetuese, Sandër Beci. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se kjo përfaqëson përparimin e pandalshëm të Reformës në Drejtësi.

Po ashtu ambasada thekson se reforma në drejtësi do të vijojë të ecë përpara.

“SHBA mirëpret betimin e sotëm të anëtarit të 8-të të Gjykatës Kushtetuese, çka përfaqëson përparimin e pandalshëm të Reformës në Drejtësi & bashkëpunimin e vazhdueshëm të institucioneve shqiptare. Reforma në Drejtësi vijon të ecë përpara”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Anëtari i Gjykatës Kushtetueses Sandër Beci u betua sot para presidentit të Republikës Ilir Meta.

Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”, tha Beci para kreut të shtetit me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë.

Meta i uroi suksese kreut Sandër Becit në detyrën e tij të ri si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit, Gjykatës së Lartë, Kabinetit të Presidentit, dhe të misionit të ekspertizës OPDAT në vendin tonë, që mbulon çështjet e drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...