19.8 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Alibeaj në deklaratë mbas mbledhjes:”Me këtë lloj sensi përgjegjësie të kërkojmë bashkimin për të mirën e demokratëve”

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PD, kryetari i komanduar i demokratëve, Enkelejd Alibeaj ka dhënë një deklaratë për mediat.

Ai tha se nëpërmjet pikave të publikuara më herët, qëndrimi i kryesisë ishte i qartë ku kërkohej zyrtarisht bashkimi me pjesën tjetër të deputetëve “kritikë”. Ndërsa u shpreh se ai si kryetar i komanduar i PD do të përcaktonte emrat të cilët do të ishin pjesë e komisionit për bashkimin e partisë.

Alibeaj shmangu pyetjen nëse ishte tërhequr nga kushti i vendosur që ish kryeministri Sali Berisha të mos kandidonte për postin e kryetarit duke thënë se çdo gjë ishte thënë shumë qartë më parë.

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj: Kjo është një shenjë tjetër në nivelin e ngritjes së përgjegjësisë. Me këtë lloj sensi përgjegjësie të kërkojmë bashkimin për të mirën e demokratëve, duke hequr dorë nga gjuha e urrejtjes. Është kjo gjuha që do përdorim ne, dhe ky është çelësi i moralit, me mirëkuptim të ecim para.

Besoj se tregon gjithçka qëndrimi i sotëm i grupit. Po është një hap i parë si shenjë drejt negociatës drejt tentativave të mira dhe të rëndësishme për të shkuar drejt bashkimit një grup pune i përbërë nga të gjitha instancat e partisë. Ju e keni parë dokumentin, jam ngarkuar unë për të përcaktuar emrat përkatës.

Pyetje: Tërhiqeni nga vendimi për Berishën?

Alibeaj: Është gjithçka e qartë si në vendimin e grupit parlamentar ashtu edhe në ato të ndërmarra nga kryesia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...