6.5 C
Tiranë
Monday, February 2, 2026
spot_img

Ahmetaj deputetëve të opozitës: Edhe ju vetë e dini se po shtireni kur na thoni ‘hiqni taksat’

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ka folur në Kuvend në lidhje me rritjen e çmimeve, dhe masat e ndërmarra nga qeveria sipas tij, në mbrojtje të shtresave në nevojë. Ahmetaj tha se nuk ka vend të debatohet mbi arsyen e rritjes së çmimeve, pasi sipas tij dihet se kjo është efekt i luftës në Ukrainë.

Sa i takon kërkesës së disa prej deputetëve të opozitës për heqjen e taksës mbi çmimin e naftës, Ahmetaj tha se kjo do ta fuste vendin në një spirale ekonomike.

Pjesë nga fjala e Ahmetajt:

Debati është i domosdoshëm, në mënyrë që secila palë të shfaqë veten. A ka më debat që të mos e dimë arsyen e rritjes së çmimeve? Kemi më debat? Jo nuk kemi më debat, çmimet janë pasoja të luftës që po ndodh në Ukrainë.

Është e çuditshme që çmimi i grurit dhe miellit është rritur? Kur dy vendet janë prodhueset më të mëdhaja të grurit dhe misrit në të gjithë botën. Një vend si i yni nuk mund të bëjë dot asgjë për të ndalur rritjen e çmimeve. A e dini se në Gjermani në raport me disa vite më parë çmimi i energjisë është rritur me 500%.

Më e rënda ndoshta nuk ka ardhur akoma, çfarë ka bërë kjo qeveri, përveç vendosjes së 280 milionë dollarëve në buxhet për energjinë, ka subvencionuar energjinë për familjarët dhe biznesin e vogël.

Ndërkohë që nuk kemi prekur asnjë projekt. Kemi vendosur që projektet të vazhdojmë, që të mos hyjmë në atë që quhet spirale ekonomike, unë e di që shumica nga ju shtiret kur na thotë që të heqim taksat.

Pasi shumica prej jush e dini që po të hiqen taksat, vendi do të kalonte në kolaps.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tiranë: Arrestohen dy agjentë imobiliarë për mashtrim me blerje apartamentesh

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Agjentët e rremë”, duke arrestuar dy shtetas, bashkëjetues, të dyshuar për mashtrim ndaj qytetarëve në emër...

Greqi: Sekuestrohen rreth 75 kg kanabis pranë kufirit me Shqipërinë, një shqiptar në pranga

0
Policia greke në Rajo të Igumenicës ka sekuestruar rreth 75 kilogramë kanabis gjatë një kontrolli të një automjeti që vinte nga kufiri gjelbër me...

Tiranë: Arrestohen 4 persona për trafik armësh në operacionin “Lockdown”

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown” pas një hetimi dy mujor, duke arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje...

Limi largohet nga Big Brother VIP Kosova: “ Stitchi gjithmonë zgjedh veten”

0
Banori Limi ka njoftuar largimin nga gara e Big Brother VIP Kosova, duke e cilësuar përvojën brenda shtëpisë si “të paharrueshme”. Ai tregoi se...

Berisha konfirmon: Protesta e 10 shkurtit do të fokusohet vetëm në Tiranë

0
Ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale lidhur me organizimin e protestës së 10 shkurtit, duke bërë të qartë se...