8.5 C
Tiranë
Sunday, February 1, 2026
spot_img

Balla Kapet me Spahon :”Të ka hyrë Saliu brenda, mbaje çik më poshtë, mos e ngri deri këtu”

Deputeti Edmond Spaho, ka kërkuar që të ndryshojë rendi i ditës, dhe të nisë me interpelancën e kërkuar nga deputetët e Komisionit e Rithemelimit, dhe jo me seancën me mocion të kërkuar nga PD zyrtare, për rritjen e çmimeve.

Spaho u ngrit nga foltorja dhe kërkoi që kërkësa e tij të pranohej, ndërkohë që u ndesh dhe me reagimin e Taulant Ballës.

Ky i fundit tha se të gjithë deputetët e Komisionit të Rithemelimit, janë bërë si Berisha, duke folur kot.

“Të ka hyrë Saliu brenda, mbaje çik më poshtë, mos e ngri deri këtu. Mocionet me debat janë një seancë e posaçme. Për axhendë u la që seanca e të enjtes të jetë në dy pjesë, pjesa e parë është mocioni me debat, kërkuar nga një grup i opozitës, dhe seanca e dytë e të njëjtës ditë do të nisë me interpelancën e kërkuar nga pala tjetër”, tha Balla.

Spaho nga ana tjetër e akuzoi Ballën se është shndërruar në një zëdhënës të “opozitës”, duke iu referuar grupit që është në mbështetje të Lulzim Bashës, tashmë i dorëhequr.

“Më çudisni që merrni fjalën për çështje brenda opozitës, nuk të nxjerr kjo në selamet, kot lodhesh. Sot nuk ka dy seanca, kemi një rregullore, e cila nuk lë asnjë shteg është e prerë, zhvillohet si pikë e parë e rendit të ditës, në seancën e parë të javës së ardhshme. Nuk ke për të nxjerrë gjë, apo të ka hyrë frika nga Berisha dhe… Del këtu dhe bën zëdhënësin e opozitës në thonjëza”, ishte kundërpërgjigja e Spahos.

Ndërkohë që kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se seanca e sotme do të duhet të nis me mocionin për rritjen e çmimeve, që sipas tij është një çështje shumë shqetësuese sot për të gjithë qytetarët pa dallim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tiranë: Arrestohen dy agjentë imobiliarë për mashtrim me blerje apartamentesh

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Agjentët e rremë”, duke arrestuar dy shtetas, bashkëjetues, të dyshuar për mashtrim ndaj qytetarëve në emër...

Greqi: Sekuestrohen rreth 75 kg kanabis pranë kufirit me Shqipërinë, një shqiptar në pranga

0
Policia greke në Rajo të Igumenicës ka sekuestruar rreth 75 kilogramë kanabis gjatë një kontrolli të një automjeti që vinte nga kufiri gjelbër me...

Tiranë: Arrestohen 4 persona për trafik armësh në operacionin “Lockdown”

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown” pas një hetimi dy mujor, duke arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje...

Limi largohet nga Big Brother VIP Kosova: “ Stitchi gjithmonë zgjedh veten”

0
Banori Limi ka njoftuar largimin nga gara e Big Brother VIP Kosova, duke e cilësuar përvojën brenda shtëpisë si “të paharrueshme”. Ai tregoi se...

Berisha konfirmon: Protesta e 10 shkurtit do të fokusohet vetëm në Tiranë

0
Ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale lidhur me organizimin e protestës së 10 shkurtit, duke bërë të qartë se...