23 C
Tiranë
Saturday, July 4, 2026

Meta takim në SHBA:”Përfshirja më e gjerë dhe aktive e të rinjve në politikë, domosdoshmëri për ndryshime”

Presidenti i vendit Ilir Meta ka zhvilluar një takim ditën e sotme me kreun e Republikanëve të rinj në SHBA. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ku ndan fotot nga takimi, ai shkruan se ishte nder t’i dorëzohej nga zoti Rick Loughery flamuri amerikan shoqërues valëvitës mbi Kapitol.

Kreu i shtetit thekson se u njoh me nismën e re rë kësaj force politike dhe se do rritet bashkëpunimi mes dy vendeve me projektet e ardhshme.

Postimi i plotë:
Kënaqësi e posaçme të takoja Kryetarin Nacional të Republikanëve të Rinj të Shteteve të Bashkuara, z.Rick Loughery dhe bashkëpunëtorët e tij.
I nderuar të më dorëzonte, me propozim të Kongresmenit, z.Ron Estes, flamurin amerikan shoqërues valëvitës mbi Kapitol.

Më njohën me nismën për forcimin e bashkëpunimit të “Republikanëve” të rinj me FRPD, një kontribut i çmuar për marrëdhëniet e gjithanshme midis dy vendeve tona dhe i lumtur të dëgjoja nga z.Loughery se do të rikthehen së shpejti në Tiranë për projekte të reja bashkëpunimi.

Një brez i ri politikanësh dinamikë dhe bartës të vlerave më të mira të demokracisë amerikane, janë një garanci më shumë dhe afatgjatë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Përfshirja më e gjerë dhe aktive e të rinjve në politikë, domosdoshmëri për ndryshime të shpejta dhe premtuese.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...