10.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Katër milionë njerëz janë larguar nga Ukraina, që nga fillimi i agresionit rus, refugjatët në shënjestër të trafikantëve të qenieve njerëzore

Sipas të dhënave të OKB-së, katër milionë njerëz janë larguar nga Ukraina, që nga fillimi i agresionit rus. Shumica dërrmuese janë gra dhe fëmijë – pjesë e popullatës, që janë veçanërisht të shënjestruar nga trafikantët e qenieve njerëzore.

Sipas të dhënave të fundit të OKB-së, një pjesë e madhe e refugjatëve ukrainas – kryesisht gra dhe fëmijë – shkuan në Poloni, pasi Rusia sulmoi Ukrainën. Shumë prej tyre kaluan ditë duke pritur për të kaluar kufirin.

“Është shumë e vështirë sigurisht. nuk di çfarë të them tjetër. Por ne nuk kemi zgjidhje, ne duhet të shpëtojmë fëmijët”, thotë Maria Viechnaya, refugjate nga Khersoni.

Që nga fillimi i agresionit të Rusisë, aktivistët e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar refugjatët se mund të jenë në shënjestër të trafikantëve të qenieve njerëzore.

“Padyshim që rreziqet janë rritur kryesisht sepse gratë që kalojnë kufirin me fëmijë, e gjejnë veten në një pozitë jashtëzakonisht të pa mbrojtur – nga pikëpamja ekonomike dhe psikologjike; ato po largohen nga lufta. Njerëzit janë më të lehtë për t’u manipuluar kur janë në një gjendje të tillë”.

Aktivistja për të drejtat e njeriut Yuliya Anisova thotë se trafikimi i qenieve njerëzore zakonisht përfshin shfrytëzimin seksual dhe dhunën. Policia polake ka regjistruar tashmë dy raste të përdhunimeve mes refugjatëve. Vullnetarët po punojnë për të informuar gratë që mund të jenë në rrezik.

“Kemi parë burra duke fotografuar gra dhe vajza adoleshente. E kuptuam shumë shpejt se pas kësaj mund të qëndronin trafikantët e qenieve njerëzore”, thotë vullnetarja Lilian Boulard.

“Një grua nga rajoni i Kievit po kërkonte punë në Lviv. Ajo ra në kontakt me një person i cili i ofroi një punë si dado për një djalë 15-vjeçar. Pjesë e punës ishin shfrytëzimi seksual”, thotë Yulia Anisova.

Refugjatët rrezikojnë gjithashtu të shfrytëzohen në punë. Skema është shumë e thjeshtë: banesat mund të ofrohen falas në fillim, dhe sapo refugjatët mbërrijnë, zbulojnë se asgjë nuk është falas. Aktivistët e të drejtave të njeriut theksojnë se veprime të tilla janë të paligjshme.

“Nëse ka pritshmëri për punë, atëherë puna duhet paguar; kjo është shumë e rëndësishme. Për më tepër, nëse duhet të punosh në vendin ku jeton dhe i njëjti pronar kërkon që të punosh – si në hotel, në fermë apo kudo tjetër – është një tregues se duhet të jeni të vetëdijshme për një situatë delikate” thotë Madalina Mocan me organizatën ProTECT.

Gjysma e ukrainasve të zhvendosur janë fëmijë. Disa e kalojnë kufirin pa dokumenta, disa e kalojnë kufirin vetëm, pa prindër. Fëmijë të tillë rrezikojnë të përfundojnë me persona të dyshimtë – ose më keq.

“Personat që figurojnë të humbur janë rezultat i boshllëqeve në sistemin e mbrojtjes dhe këto boshllëqe janë të njëjtat çështje që tërheqin trafikantët”, thotë Aagje Ieven.

Organizata Missing Children Europe u kërkon refugjatëve të raportojnë menjëherë çdo fëmijë të humbur duke përdorur linjën e tyre telefonike.

Ata gjithashtu inkurajojnë të rriturit që të jenë vigjilentë – dhe nëse shohin një fëmijë që duket i humbur dhe i vetëm në rrugë, të lajmërojnë menjëherë autoritetet lokale. Gratë gjithashtu këshillohen se si të mos bëhen viktima të trafikantëve të qenieve njerëzore.

“Kërkoni dokumenta identifikimi, shikoni nëse kanë makinë nga organizata e tyre. Nëse kanë tendë me emrin e organizatës në kufi, që do të thotë se është një organizatë e sigurt”, thotë Andreea Bujor me organizatën World Vision.

Ekspertët këshillojnë gjithashtu refugjatët që të fotografojnë dokumente të rëndësishme në telefonin e tyre, të qëndrojnë në grup dhe të mbajnë në dorë numrin e telefonit të policisë në çdo vend ku hyjnë. Është gjithashtu e rëndësishme të kenë informacione kontakti për vullnetarët dhe grupet e ndihmës dhe të mbajnë kontakte me të afërmit dhe miqtë e ngushtë, në mënyrë që sa më shumë njerëz të dinë vendndodhjen e secilit refugjat. /VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...