30.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Von der Leyen viziton vendin e masakrës në Bucha/ Kryeministri ukrainas: “Po punojmë bashkë me partnerët tonë europianë që të ndalim agresorin”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, bashkë me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell, sot udhëtuan drejt Ukrainës për t’u takuar me liderët e vendit. Dy udhëheqësit europianë bashkë me kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger, shkuan edhe në vendin ku u raportua se u krye masakër, në Bucha.

Te vendi i ngjarjes i shoqëroi kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, i cili tha se atyre iu tregoi mizoritë që kryen rusët.

“Vizituam Buchan. Ursula von der Leyen, Josep Borrellit  dhe Eduard Hegerit iu tregova për mizoritë që kryen trupat ushtarake ruse mbi civilët ukrainas. Ne kurrë s’do t’ia falim armikut këto krime. Ne po punojmë bashkë me partnerët tonë europianë që të ndalim agresorin sa më shpejt që është e mundur”, ka shkruar Shmyhal.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...