32.6 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Rama flet për PD: “Ajo forcë duhet të kishte shkuar në djall shumë kohë më parë”

Kryeministri Edi Rama ka folur në fjalën e tij para Kongresit të PS edhe për situatën brenda PD.

“Vjen e një ditë kur ti nuk e pret, të citoj unë Ditmirin, përshembull Ditmiri tha me të drejtë nuk është e thënë të jemi ndarë e të mos jemi bashkë njëkohësisht.

Gjërat që ne na ndajnë janë shumë më të vogla çfarë ne na bashkon me detyrim përcaktim. Ndërkohë kemi mësuar që ne ia dalim.

Kujt ia priste mendja që ne do ia dilnim me gjithato panorama apokalipsi pas tërmetit? Që pandemia s’do bënte ato katrahura që bëri në vende shumë më të pasur? Sot ne duhet ta masim forcën tonë jo me kundërshtarin inekzistent politik, nuk kam ndërmend të vajtoj në inekzistencën e kundërshtarit se e bënë të rinjtë para meje, nuk kam asnjë keqardhje me thënë të drejtën se po ua them këtu midis nesh se nuk na del fjala.

Zero keqardhje, ajo forcë duhet të kishte shkuar në djall shumë kohë më parë, shumë kohë më parë që sot Shqipëria të kishte një opozitë serioze .

Sa kohë të jetë aty ajo opozite Shqiperia s’ka për ta pasur një opozitë serioze.

Ne duhet të jemi të shqetësuar jo se na mungon opozita andej por sepse nuk duhet të biem në kurthin e atij që nuk është i motivuar të luftojë.

Ndaj forcën tonë duhet ta masim me fuqinë që kemi për ti bashkuar qytetarët shqiptarë, është më e vështirë se sa të kesh opozitën atë opozitë që të paktën kemi pasur”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...