38.9 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Agrobiznesi dhe Turizmi në vend/ Banka e Shqipërisë nënshkruan marrëveshjen e huas për programin e BERZH-it

Banka e Shqipërisë ka nënshkruar marrëveshjen e huas për programin e BERZH-it për mbështetjen e Agrobiznesit dhe Turizmit në vend (AATSF) midis BERZH-it dhe ProCredit Bank Albania

Guvernatori i BSH, Gent Sejko tha në ceremoni se BERZH, Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Shqipërisë, në partneritet me sektorin financiar, po rritin aksesin në financim për kompanitë operuese në këta sektorë, duke adresuar kështu një nga sfidat kryesore për zhvillimin e tyre.

“Banka e Shqipërisë ka kënaqësinë të hapë dyert e saj sot për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes midis Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) dhe Bankës ProCredit, për përdorimin e instrumentit të ndarjes të rrezikut në kuadër të Programit për Mbështetjen e Agrobiznesit dhe Turizmit në Shqipëri.

Nën ombrellën e këtij programi, BERZH, Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Shqipërisë, në partneritet me sektorin financiar, po rritin aksesin në financim për kompanitë operuese në këta sektorë, duke adresuar kështu një nga sfidat kryesore për zhvillimin e tyre.

Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për vështirësitë që ka financimi i kompanive në fushën e agrobiznesit dhe të turizmit, të cilat, në pjesën dërrmuese janë të organizuara si sipërmarrje të vogla dhe të mesme. Por, gjithashtu, të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për potencialin e madh të këtyre kompanive, si krijues vlere, si promotorë punësimi dhe si burim inovacioni. Të gjithë këta janë ingredientë të rëndësishëm për një recetë të suksesshme për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë sonë.
Për këtë arsye, e konsideroj tejet të rëndësishme dhe frytdhënëse ndërmarrjen e programeve të tilla, të cilat mundësojnë jo vetëm disponibilitet fondesh, por edhe rrisin kapacitetin analizues, vlerësues dhe më tej financues të sektorit bankar. Instrumentet e garancisë dhe të ndarjes së rrezikut lehtësojnë barrën e bankave në terma të rrezikut dhe më tej ndihmojnë në shtrimin e rrugës drejt financimit të qëndrueshëm të këtyre sektorëve”, deklaroi Sejko.

Ai theksoi se çdo përpjekje për të rritur aksesin në financim duhet parë si një mundësi e përbashkët për rritje, si nga sektori real, ashtu edhe nga industria bankare. Prandaj, do të vazhdoj të inkurajoj industrinë bankare për një angazhim më të madh, por të kujdesshëm, tek sektorët potencialë të vendit.

“Nënshkrimi i marrëveshjes sot është një hap përpara në këtë drejtim. BERZH ka vënë në dispozicion një fond deri më 100 milionë euro për financim dhe për lehtësira për ndarjen e rrezikut, të cilat do të mundësojnë një investim shtesë prej 80 milionë eurosh nga institucionet financiare pjesëmarrëse. Nga ana e saj, qeveria shqiptare ka vendosur në dispozicion deri në 36 milionë euro për të mbështetur këtë program nëpërmjet mbulimit të riskut për humbjet e para në harkun kohor të 3 viteve. Prej fillimi të programit në vitin 2016, më shumë se 6,100 ndërmarrje të vogla e të mesme në fushën e agrobiznesit kanë përfituar kredi në vlerën 70 milionë euro.

Unë gjej rastin të falënderoj në veçanti partnerët tanë ndërkombëtarë, BERZH-in dhe BE, për mbështetjen konkrete me investime financiare në fusha kyçe të ekonomisë. Falë kësaj mbështetje ne jemi në gjendje të arrijmë rezultate të zhvillimit të qëndrueshëm e të bëjmë një ndryshim të vërtetë në jetën e njerëzve”, tha Sejko.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...