35 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Zajmina Vasjari del në përgjimet e policëve të arrestuar në Morinë, kalon pa prokurë

Në një nga përgjimet e policëve që u arrestuan për abuzim me detyrën në Morinë, përmendet emri i këngëtares shqiptare, Zaimina Vasjarit. Kjo e fundit zbulohet se ka kaluar fëmijët e saj në kufi pa prokorën e posaçme. Në dosjen e prokurorisë theksohet se datën 02.01.2022 ora 10:57 në aplikacionin Whatsapp shtetasi i regjistruar me emrin “Tani Durrës” i thotë, Laertit Sulos me SMS se në kufi ndodhet bashkëshortja e një mikut të tij bashkë me fëmijët, duke përmendur emrin e Zajmina Vasjarit, mirëpo nuk ka prokurë.

Tani: Ja ta pyes… dy ditë datë 4 ka kthim…

Laerti: Ok çfarë makine ka ose jepi nr tim të flas me të……

Tani: “Renxh Rover “AA001UD”…

Menjëherë më pas ora 11:00 Laert Sulo ja kalon me mesazh targën e automjetit të shtetases si porosi për ta ndihmuar punonjesit të policisë Emilton Asllanaj me detyrë përgjegjës turni në P.K.K Morine duke i thënë:

Laert Sulo: Ndihmoje pak është duke ikur për në Kosovë, duhet ta njohësh Zajmina Vasjari……….

Nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se shtetasja Zaimina Vasjari ka kryer dalje nga Republika e Shqipërisë në datë 02.02.2022 dhe ka hyrë në datë 04.02.2022, duke kaluar kufirin me mungesë dokumentacioni Prokurore për fëmijet e mitur, duke u favorizuar dhe ndihmuar nga punonjësi i policisë Emilton Asllanaj kundrejt porosisë të marrë nga shefi i stacionit Laert Sulo. Po ashtu, nga verifikimi në sistemin TIMS rezultojnë të regjistruar edhe dy fëmijët e saj të mitur.

Policët e arrestuar në Kukës, të akuzuar për korrupsion në Shqipëri dhe Kosovë për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetarëve kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, madje kalonin edhe ndihmonin persona të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk i regjistronin fare në sistemin TIMS, por vetë merrnin si fitim deri në 8000 euro në ditë. 312 raste korrupsioni janë kryer nga 32 policë të doganës e Morinit në Kukës. Nga operacioni i përbashkët i autoriteteve policore të Shqipërisë dhe Kosovës. Ky ishte operacioni i dytë që zhvillohet për të njëjtin qëllim. Operacioni ‘Pika 1’ u finalizua më 14 mars, ku 48 zyrtarë policorë u ndaluan pasi dyshoheshin për “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...