30.1 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

‘I pret gruas gishtat dhe pastaj e kërcënon me vdekje’, arrestohet 36-vjeçari në Kukës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës, ku një 36-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi i ka prerë gishtat gruas së tij, dhe më pas e ka kërcënuar me vdekje, së bashku me vëllanë e saj.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasin Bylbyl Saraçi, 36 vjeç, i cili pas një konflikti me bashkëshorten, i kishte dëmtuar asaj gishtat e dorës, me mjet prerës (thikë) dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe të vëllanë e saj, me armë zjarri.

Njoftimi i policisë:

Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në familje.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës.

Në kuadër të operacionit policor “Ndërhyrja” u vu në pranga 36-vjeçari që i kishte dëmtuar gishtat, me mjet prerës, bashkëshortes së tij dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe të vëllanë e saj, me armë zjarri.

Sekuestrohen një armë zjarri pushkë e mbushur me fishekë dhe një thikë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pasi kanë marrë njoftim se në fshatin Kryemadh, shtetasi B. S. kishte konflikt me bashkëshorten e tij, shtetasen L. S., 35 vjeçe, të cilën e dhunonte dhe e kërcënonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga shtetasin B. S., 36 vjeç, i cili pas një konflikti me bashkëshorten, i kishte dëmtuar asaj gishtat e dorës, me mjet prerës (thikë) dhe e kërcënonte se do të vriste atë dhe të vëllanë e saj, me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë të mbushur me fishekë dhe një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Divjaka bashki!”/ Protesta e banorëve hyn në ditën e 25-të: “Nesër edhe më shumë!”

0
Protesta e banorëve të Divjakës ka hyrë këtë të hënë në ditën e 25-të, ndërsa qytetarët vijojnë të kundërshtojnë reformën e re administrative të...

E rëndë në Lushnje, 45-vjeçari vrau nënën 80-vjeçare me sëpatë dhe plagosi rëndë babanë

0
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Lushnje, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka vrarë nënën e tij dhe...

Dyshohet se vrau të dy prindërit brenda banesës, djali largohet me automjet – policia...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kësaj të hëne fshatin Zhym, në Njësinë Administrative Krutje, në Lushnje, ku një djalë dyshohet se...

Horoskopi ditor, e Martë, 25 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe vendosmëri. Një çështje në punë mund të kërkojë një vendim të shpejtë, ndërsa në dashuri një bisedë e...

Parashikimi I motit, e Martë, 25 Gusht 2026

0
E marta, 25 gusht, pritet të sjellë një tjetër ditë të nxehtë në Shqipëri, me mot kryesisht të qëndrueshëm. Sipas parashikimeve të publikuara sot,...