36.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Një përgjigje kjo kundër varësisë ruse, Ministri Italian nënshkruan marëveshje me një tjetër shtet për gazin

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio nënshkroi një marrëveshje me homologun e tij algjerian Ramtane Lamamra, për të forcuar bashkëpunimin në fushën e energjisë mes dy vendeve, një përgjigje kjo kundër varësisë ruse.

Drejtori i Përgjithshëm i Eni, Claudio Descalzi, nënshkroi paralelisht marrëveshjen teknike me drejtuesit e lartë të Sonatrach, në lidhje me prodhimin dhe importin e gazit deri në vitin 2023.

Marrëveshja parashikon deri në 9 miliardë metra kub gaz.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar dhe kryeministri Mario Draghi, i cili tha se marrëveshje të tjera do të pasojnë, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga konflikti që po ndodh në Ukrainë, duke sfumuar pasojat ekonomike.

“Menjëherë pas pushtimit të Ukrainës, unë njoftova se Italia do të lëvizte shpejt për të reduktuar varësinë nga gazi rus. Marrëveshjet e sotme janë një përgjigje e rëndësishme ndaj këtij objektivi strategjik, të tjera do të pasojnë”, tha Draghi në reagimin e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes.

“Qeveria – shtoi ai – dëshiron të mbrojë qytetarët dhe bizneset nga pasojat e konfliktit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...