26.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Lindita Nikolla takohet me presidentin Fico/ “Po hartohet legjislacioni për shtetësinë e fëmijëve të emigrantëve”

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti presidentin e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Roberto Fico, i cili me ftesë të kryetares së Kuvendit po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

“Dy vendet tona i lidh një miqësi e hershme dhe e fortë. Italia ka qenë një mike e vyer e Shqipërisë në kohë të mira, por veçanërisht në kohë të vështira. Për gjysmë shekulli, Italia ka qenë dritarja prej së cilës shqiptarët shihnin Evropën dhe demokracinë. Ne i jemi mirënjohës Italisë, si avokatja e integrimit evropian të Shqipërisë. Dhoma e Deputetëve është nxitëse e kësaj avokatie. Arbëreshët dhe emigrantët, janë ura të fuqishme miqësie e bashkëpunimi. Vlerësoj nismën e parlamentit italian për fillimin  e negocimit të marrëveshjes për sigurimet shoqërore. Vlerësoj bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe universiteteve dhe ruajtjen e zhvillimin e gjuhës e kulturës shqiptare në Itali. Marrëveshja që po nënshkruajmë sot do të intensifikojë bashkëpunimin parlamentar si nxitës i marrëdhënieve midis të dy vendeve.”, u shpreh Kryetarja e Kuvendit.

Kryetarja Nikolla dhe Presidenti Fico vlerësuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy vendeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, gjatë kryesimit nga Shqipëria të OSBE-së në vitin 2020 si edhe në kuadër të Këshillit të Evropës, ku Italia aktualisht kryeson Komitetin e Ministrave.

Nikolla dhe Fico theksuan gjithashtu se të dy vendet kanë dënuar agresionin e paligjshëm, të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës dhe nënvizuan se Shqipëria dhe Italia janë kontribuese të miqësisë, paqes, sigurisë e stabilitetit dhe kundërshtare të papajtueshme të agresioneve ushtarake dhe dhunës që shkelin sovranitetin e tërësinë territoriale të vendeve sovrane dhe synojnë të robërojnë popujt dhe vendet  e tjera.

Kryetarja Lindita Nikolla dhe Presidenti Roberto Fico nënshkruan edhe një Marrëveshje Bashkëpunimi mes Kuvendit dhe Dhomës së Deputetëve. Marrëveshja parashikon mbështetjen e bashkëpunimit midis dy parlamenteve, bashkëpunimin për vendimmarrje të përbashkëta në organizatat parlamentare ndërkombëtare mbi tema me rëndësi thelbësore, si ato lidhur me Bashkimin Evropian, çështjet e sigurisë etj.; shkëmbime periodike të funksionarëve dhe shërbimeve parlamentare; ndërmarrjen e nismave të përbashkëta  për procedurat e përafrimit e harmonizimit me legjislacionin e BE-së  etj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...