29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Non grata nga SHBA/ Reagon ish-deputeti Aqif Rakipi: “Lul Basha e ka merakun”

Dy ditë pas shpalljes non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish-deputeti Aqif Rakipi ka “thyer” heshtjen duke reaguar për herë të parë.

Ai tregon gishtin nga kryedemokrati Lulzim Basha duke e cilësuar këtë një çështje politike. “Lul Basha e ka merakun”, ka deklaruar Rakipi në një reagim për “5 Pyetjet”.

Rakipi shprehet se nuk ka lidhje fare me sanksionet e vendosura nga SHBA-të, ndërsa shton se nuk ka asnjë biznes qoftë në Shqipëri, qoftë në tokën amerikane.

Prononcimi i Aqif Rakipit

A keni një koment për sanksionet e SHBA-së?

Nuk kam asnjë koment. As kam lidhje me atë pjesë fare.

A do ta ndiqni në hapa ligjorë?

Do ta shoh. Nuk kam asnjë lloj gjëje nga ata që thuhen. Të shohin a kam llogari bankare në Amerikë, a bëj biznes. Nuk kam biznes këtu dhe jo më andej.

SHBA ju cilëson si “ish-deputet famëkeq”, a do të kërkoni prova, ku bazohet?

Do i shoh.

Nuk do të nisni një proces gjyqësor?

Do të shikoj cfarë do të bëj. Do të interesohem.

A mendoni se është politike?

Po.

Po kë fajësoni?

Lul Basha e ka merakun.

Mendoni se është goditje nga Basha?

As që bëhet llaf.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...