5.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Ditën e sotme Kuvendi do të mblidhet në një seancë plenare,kërkohet interpelancë nga deputeti i PD-së

Ditën e sotme Kuvendi do të mblidhet në një seancë plenare.

Ashtu si për çdo herë, seanca pritet të nisë në orën 10:00.

Në rend të ditës është parashikuar miratimi i i disa projektligjeve, ndërkohë që në axhendë thuhet se është kërkuar interpelancë nga deputeti i PD-së Zef Hila me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj

RENDI I DITËS
Në mbështetje të Urdhrit nr. 28, datë 12.04.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i
ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 11.04.2022.
(Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime.
(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

 

 

3. Interpelancë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ogerta Manastirliu dhe
ministren e Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj kërkuar nga deputeti Zef Hila.
( Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores)
4. Raportimi i veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2021.
(Neni 31 i ligjit nr. 8102, datë 28.03.1996, “Për Kuadrin Rregullator të Sektorit të Furnizimit me
Ujë dhe të Largimit dhe Përpunimit të Ujërave të Ndotura”, i ndryshuar dhe neni 103 i
Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratimin e projektrezolutës)
Paraqitja e raportit nga Kryetari ERRU – jo më shumë se 20 minuta.
Shprehet për projektrezolutën komisioni përgjegjës: Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese,
Tregtinë dhe Mjedisin
Pyetje
Zhvillimi i debatit (Nëse kërkohet me shkrim nga një komision i përhershëm, një kryetar grupi
parlamentar ose të paktën 10 deputetë)
5. Për miratimin e aktit normativ nr. 2, datë 2.3.2022, “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë
10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar.
(Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratim)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës Komisioni për Sigurine Kombetare
Dhënie mendimi për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
6. Projektligj “Për organizimin dhe funksionimin e grupeve vendore të veprimit”.
(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratim)
Pyetje

Shprehet nismëtari.
Shprehet komisioni përgjegjës për komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin
Dhënie mendimi komisioni për Komisioni për Integrimin Europian
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
7. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të
drejtat e tjera të lidhura me to”
(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për
miratim)
Shprehet nismëtari.
Shprehet komisioni përgjegjës Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Dhënie mendimi komisioni për Komisioni për Integrimin Europian
Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
8. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari për pozicionin Komisioner i Avokatit të Popullit në
Seksionin për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve.
(Neni 78 i Kushtetutës, nenet 50 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit si dhe neni 33/1, ligjit nr
8554 date 4.2.1999 “Per Avokatin e Popullit “ I ndryshuar, votim i fshehtë, shumicë e thjeshtë
votash për miratim)
9. Projektvendim “Për zgjedhjen e një anëtari për pozicionin Komisioner i Avokatit të Popullit në
Seksionin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër,
Çnjerëzor ose Poshtërues”.
(Neni 78 i Kushtetutës, nenet 50 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit si dhe neni 33/1, ligjit nr
8554 datë 4.2.1999 “Per Avokatin e Popullit” I ndryshuar, votim i fshehtë, shumicë e thjeshtë
votash për miratim.
10. Projektvendim “Për miratimin e strukturën, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës
të punës të Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe largimit e përpunimit të ujrave
të ndotura (ERRU)”.
(Neni 78 i Kushtetutës, ligjit nr. 8102, datë 28.03.1996, “Për Kuadrin Rregullator të Sektorit të
Furnizimit me Ujë dhe të Largimit dhe Përpunimit të Ujërave të Ndotura”, i ndryshuar dhe nenet
55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
11. Projektvendim per ngritjen e nënkomisionit “Për zhvillim të qëndrueshëm”.
(Neni 78 pika 1 të Kushtetutes dhe te neneve 19, pika 2,21, pika 1 dhe nenit 55, pika 1 , të Rregullores
së Kuvendit)
12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT